Evra publikon mesazhet në WhatsApp, zbulohet çfarë i shkroi Ronaldo para p.ërmbysjes ndaj Atleticos

0
206

Patrick Evra, mbrojtësi francez që ka veshur fanellën e Juventusit në të kaluarën, duket se ka besuar tek pë.rmbysja e madhe e Juventusit ndaj Atleticos.

Evra ka publikuar në Instagramin e tij një bisedë të bërë me Cristiano Ronaldon, vetëm 5 ditë para ndeshjes së Champions League.

Mesazhi i tij ishte: Po llogaris pë.rmbysjen në Ligën e Kampionëve. Unë kurrë nuk kam dyshuar që ju do ia dilni”.

Megjithatë, mesazhi i tij nuk ka mbetur pa një përgjigje nga CR7.

Ronaldo i është përgjigjur: E di. Ne do të kalojmë bro. Në shtëpi do t’i shka.tërrojmë ata”.

Kujtojmë këtu se Cristiano Ronaldo dhe Patrice Evra ishin shokë të ngushtë te Manchester United.