Fαnsat e Luizit kërkojnë zαrf të zi, Çfarë rregυlli kanë thγer Olta dhe Dea

Mbrëmjen e djeshme pas spektaklit,  Olta dhe Dea duket se kanë thyer rregullat e formatit të “Big Brother Vip Albania”, ato janë futur të dyja në të njëjtin dush ku dhe kanë komunikuar me njëra-tjetrën pa mikrofona.

Kjo është parë si një thyrje e rregullores nga ndjekësit, të cilët kanë kërkuar dënimin e tyre me zarf të zi.

Vlen të përmendet gjithashtu, se videoja është hedhur në faqen zyrtare të “Big Brother” në “Instagram”, por më pas është fshirë menjëherë nga profili.


Kujtojmë se pak javë më parë, Luizi, Kristi dhe Armaldo u penalizuan, duke shkuar në televotim pasi u futën në ambientet e tualetit, jashtë fokusit të kamerave.

Luizi supozoi se gjithçka ishte e planifikuar nga ai, me qëllim që të nxjerrë në televitim Armaldon dhe Kristin, sipas tij “për të larë disa borxhe të vjetra”.

Nga ky televotim nga shtëpia u eliminua Armaldo Kllogjeri, pas gati tre muajsh qëndrim në shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *