Fakte/ Me vjεdhjet që kanë bërë Berisha-Meta; mund të ndërtοhen 10 spίtale, 15 shkοlla, 20 ujësjellës e 3000 banesa sociale

0
168

Vetëm vilat e tyre në Lalz, janë më të mëdha se Presidenca/ Si provë korrupsioni ndaj tij, mjaftojnë 4000 m2 truall ngjitur me Kryeministrinë, që ia ka dhuruar Robertit të hotelit ku bëri konferencën e shtypit; por dhe hajdutëritë krime ekonomike-financiare të bëra me Sandrin e TV-Klan, që Sali Berisha të shpallet “non grata” jo vetëm në SHBA por edhe në Shqipëri, ndërsa në Tropojë është vetë-shpallur “non grata” për 200 vrasjet e inskenuara

Gjatë 3 ditëve pas shpalljes “non grata” nga SHBA, Sali Berisha po përpëlitet si “dhelpër e kapur në çark”, për të justifikuar krimet dhe pasuritë e shumta familjare, të vëna me afera gjatë 13 viteve pushtet e madje gjatë pushtetëve të PS në kohën e Fatos Nanos.

Berisha po betohet, se “nuk e ka ngjyer gishtin në qypin” e pasurive të shtetit, mirëpo konferencën e anti-SHBA e dha te hoteli i Robertit; të cilit në vitin 1993 i dhuroi 3100 m2 tokë pasuri publike, ngjitur me godinën e kryeministrisë e përballë Kryesisë së Kuvendit.

Ndërsa intervistën e dha te “TV-Sandri”, të cilit në 8 vitet pushtet 2005-2013, i ka dhuruar 5200 m2 objekte e truall të Ish-kinostudios, 10 mijë m2 tokë publike në Lalz, 13 milionë USD për reklama pro-qeveritare kur u bë pranimi në NATO e liberalizimi i vizave; 30 mijë m2 truall për pallate në Tiranë e 40 ha plazhe, bashkë me një oligark tregtar lavatriçesh e tenxheresh.

Këto fakte, mjaftojnë si prova, që Saliu të jetë “non grata” jo vetëm në SHBA, por edhe në Shqipëri e të çohet në qeli si Mubarak; ndërkohë që në Tropojë, ka 25 vite i vetë-shpallur “non grata” për 200 vrasjet e inskenuara e të financuara prej tij.

Pas nisjes së reformës në Drejtësi, ka filluar një hetim pasuror ndaj familjeve Berisha-Meta, për të krahasuar me burimet e ligjshme financiare pasuritë që kanë deklaruar e ato të zbuluara, të cilat nuk i kanë pasqyruar në ILDK apo i kanë fshehur te të afërm.

Siç dihet, Sali Berisha e Ilir Meta kanë ngjitur me njeri-tjetrin, nga 1 vilë luksoze me godinë e mjedise park të gjelbërt buzë detit në Lalz, me sipërfaqe trualli e ndërtimi më të madhe se Presidenca; vlera aktuale e të cilave është nga 3-4 milionë Euro.

Berisha thotë se vilën ia ka dhuruar kunati, ndërsa Ilir Meta thotë se vilën 2200 m2 e ka këmbyer me 1 apartament 100 m2 në Tiranë, me oligarkun Dod Doçi të resorteve “Lura Nr. 1, 2, 3 4” në Lalz, të ndërtuara mbi 65 ha tokë pronë shteti në Lalz, dhuruar nga Berisha, Meta e Rama.

Në konferencën e shtypit, Berisha deklaroi se nuk ka asnjë qindarkë të vjedhur nga pasuritë publike dhe nuk ka përfituar asnjë metër katror pasuri me afera korrupsioni; përveç 34 m2 sipërfaqe banimi të shtuar me kursime personale.

Por në fakt, prej 17 vitesh jeton në 1 apartament 225 m2 në një qendër tregtare, për të cilin thotë se ia ka dhuruar vajza; dhe ka si zyrë private 1 apartament 208 m2, dhuruar nga oligarku trafikant Bashkim Ulaj, të cilit në vitet 2005-2013 i ka dhënë 37 lejë ndërtimi kullash në tokë publike, 110 milionë Euro tendera, 11 HEC-e 250 ha kodra për gurore.

Edhe Ilir Meta, për 3 pallatet dhe 120 apartamentet në Tiranë, thotë se nuk janë pasuri e tij, por të Monikës, ndërtuar me kursime nga paga e dietat dhe mbi tokë të dhuruar nga prindërit; por nuk tregon 3 vilat që ka blerë në Angli ku jetojnë 3 fëmijët e tij, nuk tregon vilën 4 milionë Euro blerë te rezidenca “Klani Zemunit” në Serbi e shumë të tjera.

Nga përllogaritjet që kanë bërë grupet e hetimit dhe ekspertët ekonomik-financiar; ka dalë një konkuluzion paraprak, se me vjedhjet që kanë bërë Sali Berisha e Ilir Meta në 23 vitet e fundit, mund të ndërtohen 10 spitale, 15 shkolla, 20 ujësjellës e 3000 banesa sociale.

A nuk janë prova këto, për Sali Berishën, që e nisi pushtetin me një apartament 74 m2; apo për Ilir Metën që e nisi jetën bashkëshortore e detyrën kryeministrore me pagë 172 USD si i pastrehë… kollovar te vjehrra, por pas 2 vitesh u bë me vilë e kullë në ish-bllok?/Pamfleti