Fantastik Strakosha, Lacio tr.ondit Interin në shtëpi (Video)

    0
    330

    Lacio ka mposhtur Interin me rezultatin 0-1 në kryendeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Serisë A. Goli i Milinkoviç-Saviç në minutën e 13-të i dhuroi fitoren skuadrës së Inzagit që e sheh veten në vendin e 5-të në kuotën e 48-pikëve.

    Kujtojmë që skuadra e kaltër ka edhe një sfidë më pak se rivalët e tjerë, teksa “Iufta” për një vend në Champions sapo ka nisur. Nga ana tjetër zikaltërit, humbën shansin ideal për të thelluar diferencën nga Milani, duke vënë në rr.ezik vendin e tretë.Vlen për t’u përmendur paraqitja fantastike e Thomas Strakoshës në sfidën e sotme, i cili rezultoi vendimtar me pritjet e tij.

    Ndërsa nga ana tjetër, të kaltërit e Inzagit janë të dënuar për “fitore”, për të parakaluar Romën në renditje, pasi në rast të kundërt, gjërat do të vështirësoheshin së tepërmi për sa i përket rrugës drejt Championsit. Të dy teknikët kanë bërë publikë edhe formacionet zyrtare, teksa vijnë në përballjen e sotme më këto rreshtime: