Lajme Flesh https://lajmeflesh.com Lajmet e Fundit Thu, 20 Mar 2025 07:31:03 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.2 EMRAT/ U do gjën brenda automjetit, zbardhen identitetet e katër υik. timave në aksidentin e rëndë në Fushë-Prezë https://lajmeflesh.com/4815-2/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=4815-2&utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=4815-2 Thu, 20 Mar 2025 07:21:22 +0000 https://lajmeflesh.com/?p=214198 BalkanWeb ka zbardhur identitetet e katër të rinjve që humbën jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur në mesnatë në Fushë -Prezë. Bëhet fjalë për shtetasit Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi. Ndërkohë shoferi i betonieres me të cilën u përplas automjeti me të cilin udhëtonin të rinjtë, është identifikuar si shtetasi … Continue reading "EMRAT/ U do gjën brenda automjetit, zbardhen identitetet e katër υik. timave në aksidentin e rëndë në Fushë-Prezë"

The post EMRAT/ U do gjën brenda automjetit, zbardhen identitetet e katër υik. timave në aksidentin e rëndë në Fushë-Prezë first appeared on Lajme Flesh.

]]>

BalkanWeb ka zbardhur identitetet e katër të rinjve që humbën jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur në mesnatë në Fushë -Prezë.

Bëhet fjalë për shtetasit Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi.

Ndërkohë shoferi i betonieres me të cilën u përplas automjeti me të cilin udhëtonin të rinjtë, është identifikuar si shtetasi Aleksandër Krrashi.

Fillimisht ai u largua nga vendngjarja, por policia bën me dije se 24-vjeçari është shoqëruar tashmë për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.

Nga hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.

Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

The post EMRAT/ U do gjën brenda automjetit, zbardhen identitetet e katër υik. timave në aksidentin e rëndë në Fushë-Prezë first appeared on Lajme Flesh.

]]>
Katër të rinjtë u do gjën brenda automjetit! Dalin pamjet e aksidentit të rëndë në Fushë-Prezë, makina e shkrumbuar plotësisht https://lajmeflesh.com/4814-2/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=4814-2&utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=4814-2 Thu, 20 Mar 2025 07:15:01 +0000 https://lajmeflesh.com/?p=214195 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në Fushë- Prezë shumë pranë Vorës. Automjeti me të cilin udhëtonin katër të rinj u përplas me një betoniere, e për pasojë shoferi dhe tre pasagjerët ndërruan jetë. Në pamjet nga aksidenti shihet se si automjeti është shkrumbuar i tëri. Ndërkohë policia ka dhënë detaje në … Continue reading "Katër të rinjtë u do gjën brenda automjetit! Dalin pamjet e aksidentit të rëndë në Fushë-Prezë, makina e shkrumbuar plotësisht"

The post Katër të rinjtë u do gjën brenda automjetit! Dalin pamjet e aksidentit të rëndë në Fushë-Prezë, makina e shkrumbuar plotësisht first appeared on Lajme Flesh.

]]>

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në Fushë- Prezë shumë pranë Vorës.

Automjeti me të cilin udhëtonin katër të rinj u përplas me një betoniere, e për pasojë shoferi dhe tre pasagjerët ndërruan jetë.

Në pamjet nga aksidenti shihet se si automjeti është shkrumbuar i tëri.

foto galeri
foto galeri

Ndërkohë policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen, duke njoftuar se të rinjtë ishin përkatësisht të moshave 25, 20, 24 dhe 22 vjeç.

Ndërkohë është kryer edhe drejtuesi i betonieres, i cili ishte larguar nga vendngjarja.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.

Nga hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.

Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

The post Katër të rinjtë u do gjën brenda automjetit! Dalin pamjet e aksidentit të rëndë në Fushë-Prezë, makina e shkrumbuar plotësisht first appeared on Lajme Flesh.

]]>
Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 20 Mars 2025 https://lajmeflesh.com/4813/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=4813&utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=4813 Wed, 19 Mar 2025 21:06:00 +0000 https://lajmeflesh.com/?p=214192 Dashi Saturni do jete planeti qe do influencoje me se shumti jetën tuaj ne çift. Do kuptoheni edhe vetëm me një vështrim me partnerin dhe gjithçka do shkoje për mrekulli mes jush. Beqaret do jene te pavendosur pe rate qe duan te bëjnë me jetën e tyre dhe nuk do tentojnë te bëjnë ndryshime. Ne … Continue reading "Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 20 Mars 2025"

The post Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 20 Mars 2025 first appeared on Lajme Flesh.

]]>

Dashi

Saturni do jete planeti qe do influencoje me se shumti jetën tuaj ne çift. Do kuptoheni edhe vetëm me një vështrim me partnerin dhe gjithçka do shkoje për mrekulli mes jush. Beqaret do jene te pavendosur pe rate qe duan te bëjnë me jetën e tyre dhe nuk do tentojnë te bëjnë ndryshime. Ne planin financiar mos kërkoni te pasuroheni shpejt sepse do pendoheni.

Demi

Dite e bukur dhe e mbushur me surpriza te njëpasnjëshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione te njëpasnjëshme dhe shpesh do ju duket vetja sikur jeni ne ëndërr. Beqaret nuk do kërkojnë me ngulm një histori dashurie, por gjithçka do ndodhe si me magji për ta. Ne planin financiar situata do jete goxha e mire dhe do kryeni transaksione te rëndësishme.

Binjaket

Dite tërësisht ndryshe kjo e sotmja nga disa kohe me pare. Dëshirat ne çift do jene te zjarrta dhe emocione te papërshkrueshme. Te dy do jeni pasionante dhe te gatshëm për te provuar eksperienca te reja. Beqaret duhet te bëjnë kujdes sepse mund te takojnë persona qe nuk janë për ta. Financat do jene goxha shqetësuese. Mos u nxitoni, por mendohuni mire se çfarë duhet te bëni.

Gaforrja

Jeta juaj ne çift nuk do jete aspak rutine gjate kësaj dite, megjithatë serish do keni disa debate me partnerin. Mundohuni t’i zgjidhni me qetësi dhe tolerance. Beqaret do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare dhe pa te ardhme. ne planin financiar nuk duhet rrezikuar shume sepse situata mund te dale jashtë kontrollit ne momentin qe ju nuk e prisni.

Luani

Nëse keni kohe qe jeni ne një lidhje marrëdhënia ne çift do jete e qëndrueshme, ndërsa për ata qe sapo kane ndryshuar status do ketë disa vështirësi. Mos u nxitoni te thoni fjalën e fundit menjëherë. Beqaret do kenë një dite te këndshme edhe pse jo me takime impresionuese. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë dhe situata do përmirësohet ndjeshëm.

Virgjeresha

Do jeni me xheloze se kurrë ndaj atij qe keni ne krah sot dhe nuk do ju pëlqejë aspak qe ai te shoqërohet me shoqet e tij. Kujdes mos e teproni! Beqaret do takojnë persona shume ndryshe nga ata, por do kenë disa te veçanta. Gjithsesi mos u nxitoni për asgjë. Ne planin financiar tregohuni realiste nëse nuk doni te keni probleme me vone. Nuk është koha për investime.

Peshorja

Jeta ne çift do jete shume e qëndrueshme sot. Nuk do diskutoni për tema delikate me partnerin dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli. Beqaret do joshin gjate gjithë kohës, por serish nuk do gjejnë një person qe te përmbushë te gjitha kërkesat e tyre. Financat do i menaxhoni me maturi dhe kujdes. Nuk pritet as problemi me i vogël ne këtë sektor.

Akrepi

Dite e ndërlikuar kjo e sotmja për te dashuruarit. E keni idealizuar me shume sesa duhet partnerin dhe do përballeni me goxha zhgënjime. Beqaret do kenë me shume mundësi për ta gjetur personin e tyre te ëndrrave, vetëm se duhet t’i bëjnë sytë katër kudo qe te shkojnë. Ne planin financiar do merrni disa vendime te cilat do e stabilizojnë shume shpejt situatën.

Shigjetari

Për ata qe janë ne një lidhje dita e sotme do jete e mrekullueshme. Partneri do ju surprizoje me sjelljen e tij dhe do ju beje ta dashuroni edhe njëherë me shume. Beqaret do kenë mundësi reale për te filluar një lidhje te qëndrueshme. Personat qe do i joshin do jene te shumte. Ne planin financiar priten disa përmirësime te vogla te cilat do ju bëjnë te ndiheni mire.

Bricjapi

Klima ne jetën tuaj ne çift do ngrohet mjaft gjate kësaj dite. Nuk do ketë pasion te çmendur megjithatë emocionet dhe kënaqësitë do jene te shumta. Beqaret do e lënë veten te lire dhe do përfitojnë nga çdo mundësi qe do iu jepet për takime. Edhe financat pak nga pak do fillojnë te përmirësohen. Mund te bëni edhe ndonjë blerje me tepër ne këtë periudhe festash.

Ujori

Mos mendoni se duke e pasur ne krah dike keni çdo te drejte mbi te dhe mund te silleni si te doni. Ne këtë mënyrë do e shkatërronit lidhjen dhe do lëndonit edhe veten. Beqaret nuk do jene shume ne humor për te filluar histori dashurie dhe do mbeten serish vetëm. As financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme. Beni kujdes me çdo lloj shpenzimi.

Peshqit

Marrëdhënia ne çift nuk ndo jete aspak problematike gjate kësaj dite. Do bini dakord për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe dita do jete mjaft e qete. Beqaret do mbyllen ne vetvete dhe nuk do përfitojnë aspak nga mundësitë qe do iu jepen. Dijeni se koha ikën shpejt dhe jo gjithmonë vijnë raste te mira. Ne planin financiar mos i besoni shume instinktit.

The post Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 20 Mars 2025 first appeared on Lajme Flesh.

]]>
Djali i ish-kryeministrit Mehmet Shehu: Ramën e ndryshoi pushteti, PS s’ka asgjë të majtë https://lajmeflesh.com/4812/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=4812&utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=4812 Wed, 19 Mar 2025 21:05:57 +0000 https://lajmeflesh.com/?p=214190 Bashkim Shehu, djali i ish-kryeministrit shqiptar në periudhën e komunizmit Mehmet Shehu, ka deklaruar se ai është i majtë por jo me Partinë Socialiste. Sipas tij, PS nuk ka asnjë lidhje me të majtën dhe se kjo forcë politike, është neoliberale si gjithë forca e tjera. Më tej, Bashkim Shehu, ka deklaruar se nuk ka … Continue reading "Djali i ish-kryeministrit Mehmet Shehu: Ramën e ndryshoi pushteti, PS s’ka asgjë të majtë"

The post Djali i ish-kryeministrit Mehmet Shehu: Ramën e ndryshoi pushteti, PS s’ka asgjë të majtë first appeared on Lajme Flesh.

]]>

Bashkim Shehu, djali i ish-kryeministrit shqiptar në periudhën e komunizmit Mehmet Shehu, ka deklaruar se ai është i majtë por jo me Partinë Socialiste.

Sipas tij, PS nuk ka asnjë lidhje me të majtën dhe se kjo forcë politike, është neoliberale si gjithë forca e tjera.

Më tej, Bashkim Shehu, ka deklaruar se nuk ka më kontakte me politikanët shqiptarë, as me Ramën, për të cilin tha se pushteti e ka ndryshuar dhe as me Berishën.

“Unë jam i majtë. Por jo me Partinë Socialiste. PS nuk ka asgjë të majtë. Ajo është një parti neoliberale si të gjithë të tjerat.

Nuk ka shumë ndryshim nga PD, në këtë drejtim. Ndërsa social demokracia skandinave është komplet tjetër gjë.

Unë i kam njohur nga afër Berishën dhe Ramën. Më shumë Ramën. Me vitet Rama ka ndryshuar sepse pushteti të ndryshon. Por u bë kohë që nuk e kam takuar.

Ndërsa Berishën e kam takuar në 1991 kur dola nga burgu, kur ishte lideri i opozitës. Nuk e kam takuar më dhe nuk kam pasur marrëdhënie”./B.news

The post Djali i ish-kryeministrit Mehmet Shehu: Ramën e ndryshoi pushteti, PS s’ka asgjë të majtë first appeared on Lajme Flesh.

]]>
“Asnjë votë për të”, Tom Doshi i përgjigjet Sali Berishës: Do të… https://lajmeflesh.com/4811/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=4811&utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=4811 Wed, 19 Mar 2025 21:05:53 +0000 https://lajmeflesh.com/?p=214187 Partia Social Demokrate e Tom Doshit i është përgjigjur deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha. Berisha, nga Shkodra ku prezantoi kandidatët e tij, i bëri thirrje qytetarëve të mos e votojnë Tom Doshin, duke thënë se “ai duhet të japë llogari para Zotit për ato që ka bërë”. PSD thotë se Doshi ka … Continue reading "“Asnjë votë për të”, Tom Doshi i përgjigjet Sali Berishës: Do të…"

The post “Asnjë votë për të”, Tom Doshi i përgjigjet Sali Berishës: Do të… first appeared on Lajme Flesh.

]]>

Partia Social Demokrate e Tom Doshit i është përgjigjur deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha.

Berisha, nga Shkodra ku prezantoi kandidatët e tij, i bëri thirrje qytetarëve të mos e votojnë Tom Doshin, duke thënë se “ai duhet të japë llogari para Zotit për ato që ka bërë”.

PSD thotë se Doshi ka ndihmuar mijëra familje në Shkodër pa kërkuar asgjë në këmbim, dhe se përgjigjen Berisha do e marrë më 11 maj.

“Shkodranët e dinë mirë kush është Tom Doshi e kanë parë gjithmonë pranë tyre, me pushtet apo pa të. Ata kanë ditur të dallojnë një njeri që mban fjalën nga një njeri që vetëm mashtron. Këtë dallim do ta bëjnë sërish më 11 maj do votojnë për atë që ka ndihmuar mijëra familje pa kërkuar asgjë në këmbim. Do votojnë për njerëzit e fjalës, jo për mashtruesit”, thuhet në deklaratën e PSD.

The post “Asnjë votë për të”, Tom Doshi i përgjigjet Sali Berishës: Do të… first appeared on Lajme Flesh.

]]>
Konfirmohet sezoni i dytë i “Ferma VIP”, a do të jetë Luizi pjesë e saj? Ja çfarë pritet https://lajmeflesh.com/4810/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=4810&utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=4810 Wed, 19 Mar 2025 21:05:49 +0000 https://lajmeflesh.com/?p=214184 “Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida. Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka bërë me dije se programi do të nisë së shpejti në ekranin e Vizion Plus megjithëse nuk ka ende një datë zyrtare. Konkurrentët, të cilët nuk janë bërë akoma publikë, … Continue reading "Konfirmohet sezoni i dytë i “Ferma VIP”, a do të jetë Luizi pjesë e saj? Ja çfarë pritet"

The post Konfirmohet sezoni i dytë i “Ferma VIP”, a do të jetë Luizi pjesë e saj? Ja çfarë pritet first appeared on Lajme Flesh.

]]>

“Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida.

Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka bërë me dije se programi do të nisë së shpejti në ekranin e Vizion Plus megjithëse nuk ka ende një datë zyrtare.

Konkurrentët, të cilët nuk janë bërë akoma publikë, do të përballen me sfidat e jetës në fermë për 90 ditë ndërsa fituesi do të rrëmbejë çmimin prej 100 mijë eurosh.

Kujtojmë se këtë vit po përflitet se një nga moderatorët e programit do të jetë Luiz Ejlli, megjithëse kjo mbetet ende e pakonfirmuar nga vetë këngëtari apo produksioni.

VIDEO

The post Konfirmohet sezoni i dytë i “Ferma VIP”, a do të jetë Luizi pjesë e saj? Ja çfarë pritet first appeared on Lajme Flesh.

]]>
“Berisha e Malltezi rrezikojnë 10 vite burg”, Petraj trondit: Gërdeci biznes armësh, ja si u fshinë provat në 21Janar https://lajmeflesh.com/4809/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=4809&utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=4809 Wed, 19 Mar 2025 20:52:52 +0000 https://lajmeflesh.com/?p=214181 Në një emision televiziv, avokati Edmond Petraj dhe gazetari Poli Hoxha analizuan dosjet e nxehta në duart e SPAK. Dosja “Partizani” Gati 4 vite e gjysmë nga nisja e hetimeve, mbi 6 muaj pasi Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë u morën të pandehur nga SPAK dhe rreth 5 muaj … Continue reading "“Berisha e Malltezi rrezikojnë 10 vite burg”, Petraj trondit: Gërdeci biznes armësh, ja si u fshinë provat në 21Janar"

The post “Berisha e Malltezi rrezikojnë 10 vite burg”, Petraj trondit: Gërdeci biznes armësh, ja si u fshinë provat në 21Janar first appeared on Lajme Flesh.

]]>

Në një emision televiziv, avokati Edmond Petraj dhe gazetari Poli Hoxha analizuan dosjet e nxehta në duart e SPAK.

Dosja “Partizani”

Gati 4 vite e gjysmë nga nisja e hetimeve, mbi 6 muaj pasi Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë u morën të pandehur nga SPAK dhe rreth 5 muaj pas dërgimit të dosjes në Gjykatën e Posaçme, procesi gjyqësor për aferën korruptive “Partizani” ende nuk ka nisur. Rreth 5 muaj seancë paraprake, një zvarritje e habitshme dhe pa justifikim.

Por çfarë po ndodh?

Avokati Edmond Petraj i ftuar sot në një emision televiziv thotë se gjyqtari paraprak është më i rëndësishmi në këtë proces pasi vendos fatin, ndërkohë që Berisha dhe dhëndri I tij rrezikojnë mbi 10 vite burg nëse vërtetohen akuzat e SPAK.

“Dosja ‘Partizani’ është në proces të seancës paraprake. Gjyqtari i kësaj gjykate shikon dosjen hetimore, nëse kanë qenë veprime të rregullta hetimore, dhe pasi dëgjon të gjitha pretendimet e palëve del me një vendim. Gjyqtari paraprak është më i rëndësishmi i procesit. Ky përcakton fatin e dosjes dhe të personave që janë marrë të pandehur. Uroj të mos kemi dështim me këtë dosje në disa persona të veçantë” thotë avokati për gazetarin Arbër Hitaj.

“Sa rrezikojnë personat që dyshohet se kanë bërë korrupsion?

Avokati: Mbi 10 vite burg.

Edhe zoti Berisha?

Avokati Patjetër. Nëse janë ato akuza të SPAK. Aq më tepër që Berisha do hyjë me gjykim të zakonshëm dhe jo të shkurtuar. Në këtë rast është rishqyrtim I hetimit. Nuk është dosje e thjeshtë.Ish kryeministri është i pandehur për korrupsion pasiv dhe akuzohet se lejoi një zinxhir të tërë institucionesh që të shkelnin ligjin duke ua dhënë kompleksin Partizani ish-pronarëve, ku përfituesi kryesor është dhëndri i tij, i pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Në pronat e ish-klubit u ndërtuan të paktën 19 kulla pallatesh, duke u siguruar një fitim miliona euro nga ky biznes që nisi me paligjshmëri.

Dosja ‘Gërdeci”

Avokati zbulon se për dosjen e Gërdecit hetimet po vijojnë me thirrjen për të marrë dëshmi të personave që kanë qenë atje më 15 mars 2008, ditën e shpërthimit, madje po rimeren në pyetje dh eish prokurorët që e kanë hetuar

“Për Gërdecin po thërriten të gjithë personat që kanë qenë atë ditë apo në dijeni të ngjarjes dhe ish prokurorët po skanohet e tëra” thotë Petraj.

Gazetari Poli Hoxha thotë se Gërdeci nuk u hetua kurrë për biznesin e armëve. Aty kishte një biznes, as shpërthimi nuk është hetuar deri në fund. Biznesi i hapur nga ministria si u lidhën me privatët me Kosta Trebickën, vdekja e të cilit mbetet ende e dyshimtë

‘21 janari’

21 janari po skanohet në filtër çdo person i përfshirë. Plus po bëhet analiza e audios që po kalon në skaner të mirëfilltë ekspertësh për të nxjerrë autenticitetin që ka ai përgjim. Edhe pse nuk është marrë në mënyrë të ligjshme. Nëse faktohen zërat atëherë .. kemi fshirje të provave, kemi heqje të murit rrethues kangjella që bënin rikoshetë e kanë vrarë persona të ndryshëm” thotë Petraj.

The post “Berisha e Malltezi rrezikojnë 10 vite burg”, Petraj trondit: Gërdeci biznes armësh, ja si u fshinë provat në 21Janar first appeared on Lajme Flesh.

]]>
Si e gjeti vajzën pas tre ditësh, flet nëna e 14 vjeçares (Video) https://lajmeflesh.com/4808/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=4808&utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=4808 Wed, 19 Mar 2025 20:52:48 +0000 https://lajmeflesh.com/?p=214178 Përgjatë fundjavës, shqiptarët në Francë u mobilizuan me njëri -tjetrin, pas zhdukjes së 14 vjeçares Morina. Fatmirësisht ajo u gjet pas 72 orësh zhdukje nga shtëpia. Nëna e saj Selvi Ukaj, vjen ekskluzivisht në Prive By Liberta Spahiu për të rrëfyer ngjarjet. Videot në të cilën shihej vajza e saj duke u dhunuar nga shoqet … Continue reading "Si e gjeti vajzën pas tre ditësh, flet nëna e 14 vjeçares (Video)"

The post Si e gjeti vajzën pas tre ditësh, flet nëna e 14 vjeçares (Video) first appeared on Lajme Flesh.

]]>

Përgjatë fundjavës, shqiptarët në Francë u mobilizuan me njëri -tjetrin, pas zhdukjes së 14 vjeçares Morina.

Fatmirësisht ajo u gjet pas 72 orësh zhdukje nga shtëpia.

Nëna e saj Selvi Ukaj, vjen ekskluzivisht në Prive By Liberta Spahiu për të rrëfyer ngjarjet.

Videot në të cilën shihej vajza e saj duke u dhunuar nga shoqet e klasës ishin shokuese, madje nëna e saj shprehet se pas zhdukjes i ka parë për herë të parë.

Si i përjetoi familja këto ditë tmerri dhe si u gjet ajo pas zhdukjes, kuptojeni në materialin e përgatitur nga Prive. /Prive By Liberta Spahiu

The post Si e gjeti vajzën pas tre ditësh, flet nëna e 14 vjeçares (Video) first appeared on Lajme Flesh.

]]>
Ndryshim sizmik në Europë/ Gjermania merr vendimin historik që do riformatojë mbrojtjen europiane https://lajmeflesh.com/4807/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=4807&utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=4807 Wed, 19 Mar 2025 20:52:44 +0000 https://lajmeflesh.com/?p=214176 Erë e fortë ndryshimi në Europë. Ligjvënësit gjermanë kanë votuar të martën pro lejimit të rritjes së shpenzimeve në mbrojtje dhe infrastrukturë. Siç shkruan BBC kjo është një zhvendosje sizmike që mund të riformatojë mbrojtjen europiane. Pas debatesh të gjata dhe polemikave të ashpra, Bundestagu miratoi me dy të tretat e votave ndryshimin kushtetues që … Continue reading "Ndryshim sizmik në Europë/ Gjermania merr vendimin historik që do riformatojë mbrojtjen europiane"

The post Ndryshim sizmik në Europë/ Gjermania merr vendimin historik që do riformatojë mbrojtjen europiane first appeared on Lajme Flesh.

]]>

Erë e fortë ndryshimi në Europë. Ligjvënësit gjermanë kanë votuar të martën pro lejimit të rritjes së shpenzimeve në mbrojtje dhe infrastrukturë. Siç shkruan BBC kjo është një zhvendosje sizmike që mund të riformatojë mbrojtjen europiane.

Pas debatesh të gjata dhe polemikave të ashpra, Bundestagu miratoi me dy të tretat e votave ndryshimin kushtetues që do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si financohet mbrojtja gjermane.

Ligji do të përjashtojë shpenzimet për mbrojtjen dhe sigurinë nga rregullat strikte të Gjermanisë për borxhin. Në këtë mënyrë pritet të krijojë një fond infrastrukture prej 500 miliardë eurosh.

Kjo votë është një lëvizje historike për Gjermaninë dhe mund të ketë rëndësi të madhe për Europën teksa vijon lufta në Ukrainë, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump mbetet i paqartë për angazhimin në NATO dhe mbrojtjen e Europës.

Sidoqoftë, tashmë i takon përfaqësuesve të qeverive të shteteve në Këshilli Federal që njihet si Bundesra për të miratuar lëvizjen. Aty duhet po ashtu një shumicë prej dy të tretash. Votimi do të zhvillohet të premten.

Friedrich Merz, arkitekti kryesor i këtij plani dhe që pritet të konfirmohet së shpejti si kancelari i ri gjerman i tha Bundestagut se vendi ka ndjerë një sens të rremë të sigurisë gjatë dekadës së fundit.

“Vendimi që marrim sot, është hapi i parë i madh drejt një komuniteti të ri europian për mbrojtjes”, tha ai duke shtuar se përfshin edhe vende që nuk janë anëtare të Bashkimit Europian.

Merz e paraqiti vendimin si një hap të domosdoshëm për sigurinë kombëtare dhe evropiane, kondicionuar nga lufta e Putinit ndaj Ukrainës. “Është një luftë edhe kundër vendit tonë që ndodh çdo ditë, me sulme ndaj rrjeteve tona të të dhënave, me shkatërrimin e linjave të furnizimit, me zjarrvënie, me vrasje të porositura në territorin e vendit tonë, me spiunim të kazermave dhe me fushata dezinformimi që mashtrojnë shoqërinë tonë,” paralajmëroi Merz.

Gjermania ka qenë e kujdesshme rreth shpenzimeve në mbrojtje, jo vetëm për arsyet historike që datojnë nga viti 1945, por edhe për shkak të krizës botërore në 2009-ën.

Por pavarësisht frikës se votimi do të ishte i ngushtë, ligjvënësit në fund votuan pro ndryshimeve, 513 me 207, shumë më tepër seç kërkonte shumica e cilësuar prej dy të tretash.

Sipas ligjit të ri, çdo shpenzim në mbrojtje që kërkon më shumë se 1% të GDP së Gjermanisë nuk do të jetë më subjekt i një kufizimi të huave. Deri tani, frenimi për borxhin ishte fiksuar deri në 0.35% të GDP-së.

Vendimi mund të transformojë edhe forcat e armatosura të vendit. Kjo votë nuk ishte vetëm për mbrojtjen, por edhe për lirimin e 500 miliardë eurove për infrastrukturën gjermane, për të rregulluar infrastrukturën si ura dhe rrugë, por edhe për të paguar masa për ndryshimet klimatike, diçka për të cilën insistonte Partia e Gjelbër.

Merz, partia e së cilit fitoi zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani muajin e kaluar i propozoi masat pak pas fitores. Në një intervistë ai përmendi frikën se SHBA mund të tërhiqet nga mbrojtja e Europës dhe bisedimet e Trump me presidentin rus Vladimir Putin duke thënë se situata mund të përkeqësohet në javët e ardhshme.

“Kjo është arsyeja pse duhet të veprojmë shpejt”, tha Merz.

Siç shkruan BBC, Merz zgjodhi t’i shtynte masat për ndryshim përmes parlamentit të vjetër duke e ditur se ka një avantazh aritmetik pasi nga 25 Marsi nis sesioni i ri dhe ekstremi i djathtë AFD dhe ai i majtë Linke e kundërshtojnë planin e tij.

Merz nuk ka rënë ende dakord për një koalicion për të qeverisur Gjermaninë dhe ka shpallur ambicien për ta pasur qeverinë gati për Pashkë. Megjithatë negociatat për koalicion në Gjermani mund të zgjasin edhe me muaj.

The post Ndryshim sizmik në Europë/ Gjermania merr vendimin historik që do riformatojë mbrojtjen europiane first appeared on Lajme Flesh.

]]>
Sot është një moderator i njohur, e njihni dot vogëlushin në foto https://lajmeflesh.com/4806/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=4806&utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=4806 Wed, 19 Mar 2025 20:47:53 +0000 https://lajmeflesh.com/?p=214173 Vogelushi ne foto eshte Arjan Cani kur ishte nxenes ne klase te pese ne moshen 10 vjecare. Nder me te njohurit ne Shqiperi, ai eshte moderatori që për kaq vite me rradhë ka arritur qe me vecorite e tij të mbajë të pandryshueshme audiencën megjithëse vazhdon prej kaq vitesh të prodhojë të njëjtin emision. CREATOR: … Continue reading "Sot është një moderator i njohur, e njihni dot vogëlushin në foto"

The post Sot është një moderator i njohur, e njihni dot vogëlushin në foto first appeared on Lajme Flesh.

]]>

Vogelushi ne foto eshte Arjan Cani kur ishte nxenes ne klase te pese ne moshen 10 vjecare.

Nder me te njohurit ne Shqiperi, ai eshte moderatori që për kaq vite me rradhë ka arritur qe me vecorite e tij të mbajë të pandryshueshme audiencën megjithëse vazhdon prej kaq vitesh të prodhojë të njëjtin emision.

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 90

The post Sot është një moderator i njohur, e njihni dot vogëlushin në foto first appeared on Lajme Flesh.

]]>