Femija qante gjatë natës, prindërit bëjnë zbulimin e tmerrshëm

    0
    297

    Flinte qetësisht në krevatin e tij kur i ndodhi e papritura. Një fëmijë vetëm 2 vjeç u dërgua me urgjencë në spital, pasi u sulmua nga një gjarpër kobra në një fshat të shtetit të Perak, në gadishullin e Malaça në Malajzi, natën mes të hënës dhe të martës.

    Babai tregoi për mediat vendase se u kthye në shtëpi shumë vonë prej punës, kur dëgjoi djalin duke qarë.

    Burrë e grua u ngritën nga shtrati dhe tentuan që ta qetësonin, por vogëlushi nuk ndalonte së qari.

    Gjithçka deri kur vunë re gjak në dorën e majtë të vogëlushit dhe dy vrima. Bëhej fjalë për një kafshim gjarpri kobra, kështu që e çuan me urgjencë në spital.

    Gjatë rrugës dora ju bë blu dhe trupi po i dobësohej. Fatmirësisht mjekët arritën ta shpëtonin në kohë.

    Ndërkohë autoritetet po kërkojnë nëpër fshat për të kapur zvarranikun e rrezikshëm