Femija shtrohet me urgjencë në spital pasi nëna e puth në buzë

    0
    254

    Kurat mjekësore bën të mundur parandalimin e më së keqes. Një fëmijë vetëm 3 muajsh, u shtrua në spital me plagë dhe flluska nëpër trup, pas puthjes në buzë nga nëna e tij, e cila kishte herpes.

    Është kjo ajo që ka ndodhur në provincën e Zhejiang, në lindje të Kinës, ku gruaja pavarësisht gjendjes së vogëlushit, nuk e çoi menjëherë në spital, duke rrezikuar seriozisht jetën e tij.

    Mjekët fillimisht menduan se bëhej fjalë për një sëmundje të rrallë të lëkurës, por vetëm pas disa vizitash arritën të kuptonin se temperatura e lartë, ishte shkaktuar nga herpesi i tipit 1, një patologji, jo vetëm shumë e bezdisshme për të rriturit, por tejet e rrezikshme për foshnjat, sistemi imunitar i të cilëve është shumë i dobët.

    Kurat e mjekëve ishin vendimtare për foshnjë, i cili mundi të kthehej në shtëpi, pas shërimit, shkruan noa.al.

    “Ajo që i ndodhi atij fëmije, ishte e dhimbshme edhe thjesht duke e parë. Nuk mund ta imagjinojmë se çfarë dhimbje ka provuar. Ishte i mbuluar i gjithi me plaga dhe flluska”, deklaroi mjeku Zhu Haiqiao. /a.y/noa.al