/Femra që do hapë gojën! Ina Rama do shkaIImojë nesër Fullanët, Berishën dhe Metën, ja çfarë do ndodhë

Femra që do hapë gojën! Ina Rama do shkaIImojë nesër Fullanët, Berishën dhe Metën, ja çfarë do ndodhë

Ish-kryeprokurorja që kërkoi 10 vite më parë të fuste në burg Metën, Bashën dhe Mediun, do t’u japë nesër një goditje klanit Fullani-Meta-Berisha,

Arjana Fullani pritet të përjashtohet me 15 vite nga drejtësia; si avokate ka marrë Evelina Qirjakon që ia mbathi nga Gjykata e Lartë nga frika e Vetingut

Ish-prokurorja Ina Rama, e cila mbahet mend nga shqiptarët për shkak se kërkoi të fuste në burg Ilir Metën për korrupsion, Fatmir Mediun për Gërdecin dhe Lulzim Bashën për aferën me rrugën Durrës-Kukës, pritet t’i japë nesër një goditje të rëndë fronit kundër reformës në drejtësi, me në krye Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Ina Rama është relatore e çështjes së Arjana Fullanit, e cila kërkon të rrëzojë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit përjashtimin me 15 vite nga drejtësia, pasi dha dorëheqjen nga Gjykata e Lartë nga frika e Vetingut, aty ku e kishte emëruar Sali Berisha dhe që kishte edhe mbështetjen e Ilir Metës.


Arjana Fullani ka marrë pjesë në gjyqin për të shpëtuar Ilir Metën nga burgu në vitin 2012, pasi Meta dhe Berisha kishin lidhje të forta me burrin e saj në krye të Bankës së Shqipërisë, Adrian Fullanin, i cili u arrestua për vjedhjen e thesarit, por që më pas doli i pafajshëm nga një drejtësi që kontrollohej nga dyshja Meta-Berisha.

Janë pikërisht këto lidhje të forta klienteliste që i japin vendimit të nesërm një rëndësi të madhe.

Ina Rama ka përgatitur që sot relacionin nëse Arjana Fullani duhet apo jo të përjashtohet nga drejtësia.
Sipas burimeve, Kolegji i Posaçëm i Apelimit është i mendimit se Arjana Fullani, simbol i drejtësisë së Ilir Metës dhe Sali Berishës, duhet të përjashtohet me 15 vite nga drejtësia shqiptare.

Në një njoftim të KPA thuhet se “Më pas, trupi gjykues i konsultuar në vend, me shumicë votash, vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes.

Kryesuesja e seancës pyeti subjektin e rivlerësimit, zonjën Fullani, nëse si palë ankuese ishte e gatshme të paraqiste gjatë ditës së sotme konkluzionet përfundimtare apo i nevojitej një kohë shtesë për t’u përgatitur në lidhje me to. Përfaqësuesja ligjore deklaroi se konkluzionet përfundimtare nuk kishin asgjë të shtuar mbi argumentat që ajo kishte paraqitur në seancën e sotme në mënyrë të detajuar.

Pasi dëgjoi kërkimin përfundimtar të subjektit të rivlerësimit, trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar për çështjen, të cilin do ta shpallë më datë 11.11.2020, ora 10.00”.

Arjana Fulani ka marrë si avokate Evelina Qirjakon, shoqen e saj në Gjykatën e Lartë. Edhe Qirjako, ashtu si Fullani, ia mbathi nga Gjykata e Lartë nga frika e përballjes me Vetingun.

Ajo mund të qëndronte në Gjykatën e Lartë deri kur të zëvendësohej siç bëri Ardian Dvorani apo Vitore Tusha në Gjykatën Kushtetuese, por iku nga frika e Vetingut.

Edhe Qirjako është përjashtuar me 15 vite nga drejtësia nga shkalla e parë e Vetingut. Vendimi i KPA për të përjashtuar ose jo Arjana Fullanin me 15 vite nga drejtësi, do të jetë i vlefshëm edhe për Qirakon./Pamfleti