/Festë për shqiptarët, qeveria e Zvicrës merr vendimin e shumëpritur

Festë për shqiptarët, qeveria e Zvicrës merr vendimin e shumëpritur

Janë të shumtë shqiptarët që kanë zgjedhur një jetë më të mirë në Zvicër.

Ky shtet është ndër më të preferuarit për shqiptarët e Kosovës, më saktësisht e dyta pas Gjermanisë për numrin e emigrantëve.

Senati Zvicerian së fundmi ka miratuar marrëveshjen për pensionet e shqiptarëve të Kosovës, vendim i pritur prej shumë kohësh nga emigrantët të cilët kanë punuar për vite me radhë jashtë Kosovës, shkruan meganews.al .

Kujtojmë se rreth 112 mijë shqiptarë të Kosovës tashmë jetojnë në Zvicër.