Fevziut i çojnë valixhen me para në restorant, pse e refuzoi ofertën e çmendur?

    0
    450

    Blendi Fevziu është një ndër gazetarët shqiptarë më të suksesshëm përsa i përket fushës së tij dhe ka korrur një sukses të madh me emisionin “Opinion”.

    Sigurisht, duke i qëndruar besnik edhe televizionit, ku qëndron prej kohësh, Tv Klan.
    I ftuar në emisionin e pasdites me Jonida Shehun, Fevziu ka treguar sot lidhur me një ofertë marramendase të cilën e ka refuzuar.

    Duke thënë se puna në Klan i fal kënaqësi, ai e ka refuzuar ofertën.

    Ja si u shpreh ai sot:
    Më ka ndodhur diçka shumë interesante. Më kanë çuar për drekë në restorant dhe sollën me vete një valixhe me pagën e një muaji për të më bindur.”

    Epo, ndonjëherë nuk kanë rëndësi paratë.