Fillojne replikat ne distace 1 muaj para ndeshjes:Serbi, “do e mund Florianin”, shqiptari uroj mos të zhduket para ndeshjes

    0
    271

    (MMA), Sllagjan Dragishiq, përpos respektit që shprehi ndaj luftëtarit shqiptar, Florian Markut, me të cilin do të ndeshet më 8 qershor në Tiranë, në një mënyrë paralajmëroi se është duke u përgatitur për ta “shokuar” kryeqendrën shqiptare, duke aluduar troç se synon për ta mposhtur Florianin e pamposhtur në këto shtatë vitet e fundit.

    Ne, e kontaktuam edhe fajterin e vërtetë të këtij sporti luftarak, Florian Markun dhe, ai vetëm një dëshirë ka; që serbi Dragishiq të mos zhduket nga friga, pak para meçit…
    Për më shumë, lexojeni bisedën e zhvilluar me të.

    “Kampionët shqiptarë”: Pershendetje Florian, si po ju shkojnë përgatitjet për betejen e ardhshme ndaj serbit Dragishiq?

    Florian Marku: Përgatitjet po shkojnë jashtë mase, mirë. Jam në formë të shkëlqyer. Dhe, shpresoj se do ta sforcoj edhe më tej këtë formë.

    “Kampionët shqiptarë”: Rastësisht e zgjodhët Tailandën për përgatitje apo thjeshtë vlerësuat se atje mund te përgatiteni më së miri?

    Florian Marku: Në Tajlanë kam ardhur shkaku i kushteve, vendi është tejet i mirë dhe, këtu ka luftëtarë nga e gjithë bota, prej të cilëve edhe mund të përfitoj më shumë në shkathtësi dhe teknika të luftërave..

    “Kampionët shqiptarë”: Për kundërshtaret tjerë nuk ke shkuar kaq larg për përgaditje. Mos ndoshta ia ke frikën Dragishiqit? Ai po e përgadit një surprizë per ty …

    Florian Marku: Frikën nuk ia kam askujt përveç Zotit. E, aq më pak mund t’i frikësohem Dragishiqit. Ai ende nuk është ndeshur me një luftëtar si unë, madje nuk e ka parë as në ëndrra. E vetmja surprizë e tij që munmd ta bëj ,është që nga frika, të na zhduket pak para meçit dhe, unë s’kam pastaj kundër kujt të luftoj.

    Kampionët shqiptarë”: Dragishiq gjithashtu tha se duelin do ta zhvillojë me grushte dhe në këmbë pasi ky eshtë stili i tij, Si do t’i kundërpërgjigjeni ju ?

    Florian Marku: Unë pres që edhe Dragishiq, si edhe kundërshtarët e mi të deritashëm, të përpiqet ta zhvillojë duelin në mundje për t’më mposhtur. Po, nëse ai mbështetet në grushte, ai nuk do të mund të qëndrojë më shumë se një raund.

    “Kampionët shqiptarë”: Domethënë, ju jeni i sigurtë në fitore ?

    Florian Marku: Gjithsesi se do të fitoj. Kam shtatë vite pa e humbur asnjë betejë.

    Florian Marku: Pas 8 qershorit do ta kem edhe një betejë të re në Kosovë, sepse atje i kam adhuruesit e mi më të flaktë.

    “Kampionët shqiptarë”: Mendoni se kjo ndeshje do ta jep biletën për në UFC?

    Florian Marku: Për në UFC besoj se gjithçka do të vijë në kohën e duhur .

    “Kampionët shqiptarë”: Pret që salla të jetë përplot në duelin kundër serbit Sllagjan Dragishiq ?

    Florian Marku: Biletat Veç janë në shitje dhe interesimi nuk mungon.Pres që shqiptarët të jenë aty, në sallë, nga të gjitha anët. I falënderoj pa masë për përkrahjen e deritashme, duke mos e harruar as Portalin “Kampionët shqiptarë” po, edhe vëllain tim Kristian Boci si dhe sponzorët e mi, ju faleminderit.