Nëse keni menduar që kryeministri fiton më shumë se sa një hidraulik, e keni gabim.
Një hidraulik fiton më shumë se sa një kryeministër dhe kjo vjen si pasojë e mungesës së punëtorëve në këtë profesion, çka e ka bërë atë shumë të kërkuar, si një ndër njerëzit me profesion të rrallë në Britaninë e Madhe.
Ai quhet Stephen Fry, 34 vjeç, dhe fiton 210.000 paund në vit, jeton në zonën e të pasurve në Kensington, Londra Përendimore.
34-vjeçari pushimet i bën në Maldive nëpërmjet zhbllokimit të tualeteve dhe rregullimit të çezmave që rrjedhin, shkruan “Daily Mail”.
Stephen Fry e nisi këtë profesion në moshën 17-vjeçare falë një kursi praktik që ndoqi dhe themeloi biznesin e tij pa i mbushur ende 20 vjeç.
Dita e tij e punës nis në 08:00 dhe mbyllet në 18:00, por ka raste që punon edhe përtej orarit zyrtarë kur e marrin në telefon.
Vetë Fry shprehet:
Çdo ditë është kënaqësi. Mund të shkosh në një vend ku një gruaje i pikon tavani dhe po qan, kështu që është një ndjenjë e këndshme kur ndaloni ujin dhe e bëni të lumtur.
Unë kënaqem me punën time, jam punëtor, do të punoj dhe mendoj se nuk do heq dorë kurrë.”