Fitore madhështore e boksierit shqiptar në arenën e Mynihut (Video)

    0
    281

    Mike Gjetan Keta u rikthye në ring pas disa kohësh mungesë, teksa në arenën e Mynihut u përball me boksierin kolumbian Caceres.

    Ashtu siç di të bëjë gjithmonë ai, edhe këtë sfidë, Gjetan Keta e fitoi me “Knock out”, teksa në raundin e 6-të i dha goditjen finale kundërshtarit.

    Sfida mes dy boksierëve ishte vërtetë e ashpër dhe emocionuese, por ndryshe nga kolumbiani që priste duke u mbrojtur, Keta sulmoi dhe kërkoi fitoren me “Konck out” që nga fillimi.

    Në fund Keta shijoi duartrokitjet e një pallati sporti të mbushur me publik shqiptar, ndërsa në ring u mbulua me flamurin kuqezi dhe u përshëndet edhe nga Luan Krasniqi.