Fjalimi i Rudina Hajdarit në Parlament, Spartak Ngjela zbulon ‘skenarin’ e deputetes

    0
    253

    Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, avokati Spartak Ngjela ka dalë në krahë të Rudina Hajdarit, teksa e ka quajtur fjalimin e saj në Parlament si mendimin që do të shpreh më 9 prill në Tiranë, Zëvëndësndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan.

    Ngjela thekson në Facebook, se “Ajo e tha hapur në fjalimin e saj, kur u shpreh se: “sistemi elektoral Berisha-Rama është marrëveshja antidemokratike e uzurpimit me radhe të pushtetit nga Berisha dhe Rama”.

    Kjo është në fakt marrëveshja që pritet të go.dasë edhe zyrtari i lartë amerikan në datën 9 prill. A do të ndodhë? Të shohim. Sigurisht gjithçka do të trajtohet së pari në gjuhë diplomatike të cilën Rama është mirë ta kuptojë”, thekson Ngjela.

    Reagimi i plotë i Ngjelës

    “Fjalimi i Rudina Hajdarit sot në Parlament, pritet të jetë edhe mendimi i Zëvendës/ ndihmës Sekretarit të Shtetit amerikan që do të vijë në Tiranë në datë 9 prill.

    Duhet të thuhet qartë nga politika amerikane që grupi i Sali Berishës nuk ka më punë me Parlamentin dhe pengesa që i bën Rama reformës në drejtësi, po ashtu, duhet denoncuar hapur përpara shqiptarëve.
    Rama bërtet kot, se e di që pa Berishën është një i humbur. Por sigurisht që këtë e di tani edhe politika amerikane. Sot u pa në Parlament që këtë e di ndërkohë dhe e njeh shumë mirë si fenomen edhe deputetja Rudina Hajdari. Ajo e tha hapur në fjalimin e saj, kur u shpreh se: “sistemi elektoral Berisha-Rama është marrëveshja antidemokratike e uzurpimit me radhe të pushtetit nga Berisha dhe Rama”.

    Kjo është në fakt marrëveshja që pritet të go.dasë edhe zyrtari i lartë amerikan në datën 9 prill. A do të ndodhë? Të shohim. Sigurisht gjithçka do të trajtohet së pari në gjuhë diplomatike të cilën Rama është mirë ta kuptojë.

    ll. Në një kohë që Berisha është vetëa.sgjesuar politikisht, çdo të bëjë Rama? Nuk ka rrugë tjetër: ose do të nënshtrohet drejt reformës, ose do të Iuftohet politikisht me fakte konkrete nga Uashingtoni. Kjo është rruga e politikës amerikane në favor të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dyshja Rama-Berisha nuk është me shqiptarët dhe nuk punon për ta, por për korr.upsionin e tyre vetjak që ka ardhur si pasojë e uzurpimit të pushtetit. Gjithsesi, asgjë nuk do të bëjnë dot. Reforma shqiptare dhe uniteti gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor është tanimë një proces i pandalshëm dhe triumfues.