Flasin dy dëshmitarë, dalin detaje të reja nga zh.dukja e Bleona Matës

    0
    377

    Rasti i 6-vjeçares nga Kukësi, Bleona Mataj tr.onditi opinionin publik 9 vute më parë kur ajo u rr.ëmbye ndërsa po kulloste bagëtitë në mal së bashku me 5 vajza të afërme të saj. Por tashmë dy dëshmi të reja kanë ardhur mbrëmjen e djeshme në emsiionin “Pa gjurmë” në Report Tv. Gjithashtu disa ekspertët ndërkombëtar amerikanë realizojnë pamjen e Bleonës sot një adoleshente, me një foto ekskluzive të vajzës që nga zh.dukja e saj më 22 maj të vitit 2010.

    Lidhur me realizimin e këtij identikitit u përdorën foto nga nëna, babai dhe vëllai i saj më i vogël, në përafrimin që ajo ka me familjarët e saj. Ndërkohë që dy persona dëshmuan në emisionin ‘Pa Gjurmë’ se vajza shfr.ytëzohet nga një grup shqiptar për pro.stitucion në Itali, ndërsa u shprehën të sigurt se e kanë vajzën në dorë, madje deklaruan se ka qenë shtatzënë.

    Dëshmia e parë nga Italia
    U gjend gocë, por nuk duam si ta hapim për momentin. E kam gjetur dhe e kemi këtu. Goca është në Itali, është një grup që lëviz, nuk jap dot qytetin e saktë. Vajzën e kam parë me sytë e mi. Bleona është në lëvizje me një grup të madh nga Shqipëria, janë edhe politikanë të përfshirë, por ditën që do të niseni, do të niseni urgjentisht. Do të flasim, do të njihemi. Jo që do ta sjell, por e kam në dorë Bleonën. Punë dite dhe jave do të ndalohet grupi, pasi është ngritur i gjithë shteti. Në këtë moshë nuk e di sa vjeç është. Ajo është Belona, pasi ka një të dj.egur poshtë gushës. Grupi kuptohet se për cfarë e mban, është e tor.turuar, e kam parë në disa qytete në Pescara, Modena dhe Ankona.

    Është e tort.uruar e shfr.ytëzuar. Ata që e kanë marrë marrin akoma fëmijë nga Shqipëria. I them nënës që të mos pranojë asnjë lloj telefonate, pasi janë të gjitha gënjeshtra. Unë punoj në gjykatë, do të marr pastaj nga ana e policisë. Vajza ka një të ça.rë në fytyrë, thuaj të ëmës që të përgatitet. Zonja që e ka parë me sytë e vet, thotë që është kështu dhe pikë dhe që 12-13 vjeçe mbetet një fëmijë shtat.zënë. Ka qenë sht.atzënë nuk e di nëse fëmijën e ka apo ia kanë hequr. Gocën do ta sjellë vetë në Shqipëri. Ajo duket se është 16-17 vjeçe, është mirë. Gocën tani e kemi të sigurt me një njeri që po e mban mirë, pasi është ndaluar edhe ai njeriu.

    Dëshmia e dytë nga Italia
    Bleonën e kam mbajtur vetë. Është 100% ajo, kam folur është shqiptare. Ka qarë, ka thënë jam shqiptare, ka treguar, të tjerët e mbanin dhe e rri.hnin. Edhe vajza ime është shfr.ytëzuar. E kemi gjetur edhe atë që e ka rrëm.byer. E kam takuar para 4-5 vitesh. Ec se tani e kemi në dorë. Pa folur unë me nënën, goca nuk do të dalë në shesh. Do ta mbaj edhe në shtëpinë time po të jem e detyruar. Para se të vijë goca në Shqipëri, do të vijë nëna këtu vetë. Gocën e kam në dorë të sigurt në kuptimin që tani afër do e ndalojnë. Goca është kjo, vetëm përgjigjen të nënës a është kjo apo jo. Unë jam në qendër të Italisë në Ancona, ndërsa goca lëviz, e lëviznin.