Flet babai i Elenit: Ajo nuk na donte në Eurovision prandaj nuk shkuam

    0
    288

    Mbrëmja e djeshme ishte një fitore për Eleni Foureiran e cila e renditi Qipron në vendin e dytë për herë të parë në historinë e Eurovision.

    Megjithatë siç tregon babai i saj për mediat greke, këngëtarja me origjinë shqiptare nuk ka dashur t’i ketë prindërit pranë ndonëse i ka thënë të shkonin në Lisbonë: “Na tha, por ajo nuk donte”.

    “Ia dolem, jam shumë i lumtur për vajzën time, na bëri krenar, nuk nuk shkuam, sepse ajo nuk dëshironte që ne të shkonim”, është shprehur Christos Foureira.

    Babai i Elenit për mediat ka treguar se këngëtarja ka pasur një fëmijëri të vështirë.