/Flet konsulli i nderit në Liban: Ka zëra për suIm me raketë, ja gjendja e shqiptarëve

Flet konsulli i nderit në Liban: Ka zëra për suIm me raketë, ja gjendja e shqiptarëve

Ajo e Bejrutit po krahasohet me kat astrofën e Çernobilit. Shkaku që çoi në shpërthimin apokaliptik nuk është konfirmuar, por zyrtarë të lartë ushtarakë në vend dyshojnë se mund të bëhet fjalë për një s ulm.

A2 bisedoi në telefon me konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, zotin Marc Ghorayeb.

“Deri më tani nuk ka informacione zyrtare. Ish-zyrtarë të lartë të ushtrisë besojnë se bëhet fjalë për një su lm, ka gjithashtu zëra për se shpë rthimi është shkaktuar nga raketë.

Këtë e thonë edhe disa dëshmitarë në vendin e ngjarjes. Shpërthimi ishte i ngjashëm me atë të Çernobilit, dhe ka pikëpyetje të mëdha mbi renë e kuqe të tymit që u ngrit mbi fabrike.

Na informuan dje, se reja e tymit ishte e rrez ikshme dhe na u kërkua të bënin dush menjëherë.

Edhe zyrat tona janë në gjendje të keqe, pasi vala e tron ditjes ishte e madhe dhe të gjitha godinat në një rreze prej 20 km janë dëmtuar. 500 mijë deri në 600 mijë familje kane mbetur të pastrehë”, u shpreh ai.

Në Liban jetojnë edhe një sëre familjesh shqiptare, disa prej të cilave vetëm 20 km larg Bejrutit. Por konsulli na siguron se të gjithë janë shëndoshë e mirë.

“Fatmirësisht shqiptarët nuk janë prekur nga tra gjedia, e nuk ka vde kje në radhët e tyre. Janë disa familje shqiptare që jetojnë në Beka’ rreth 20 kilometra larg Bejrutit, dhe të tjera që jetojnë në veri, në Tripoli. Por fatmirësisht janë mirë”.

Bejruti ka rënë, thotë konsulli Ghorayeb, ndërsa përmend se në port gjendeshin një rezerva të konsiderueshme ushqimore dhe medikamente.