Forcat Speciale, arrestime gjatë natës për protestën në Rrugën e Kombit

    0
    254

    Ashtu sikurse Rama dhe Xhafaj kishin paralajmëruar, pas protestës së djeshme në RRugën e Kombit kanë nisur arrestimet e para.

    Burime për Opinion.al, bëjnë me dije se arrestimet janë kryer nga forcat speciale në orët e para të mëngjesit. Flitet se ka qenë orë 03:00-04:00, kur forcat speciale kanë hyrë në banesat e personave të përfshirë në protestë dhe kanë kryer arrestime.

    Ende nuk dihet numri I personave të ndaluar lidhur me protestën, që kundërshtonte vendosjen e tarifës së qarkullimit në Rrugën e Kombit.

    Drejt Kukesit eshte nisur nje grup deputetesh nga Partia Demokratike, ndersa pritet qe drejt Kukesit te nisen edhe deputete nga LSI.