FOTO/ ‘Jam penduar që zmadhova gjoksin, mos e bëni kurrë’, gruaja e yllit anglez apel vajzave

    0
    297

    Rebeka Vardi, gruaja e yllit të Anglisë dhe Lestër Sitit, Xhimi Vardi, ka folur edhe për zmadhimin e gjoksit, në një intervistë. Vite më parë, ajo kreu operacionin e zmadhimit të gjoksit, por sot, ajo duket shumë e penduar.

    Ajo u pyet nëse këtë operacion e bëri për t’u dukur më seksi në sytë e partnerit të saj: Operacionin e kam bërë sepse kisha komplekse, prej numrit të vogël të gjoksit.

    Diçka e tillë më kishte ulur vetëbesimin. Operacionin nuk e kam bërë aspak për bashkëshortin”, – deklaroi Rebeka.

    “Por, e pyetur nëse edhe vajzat e tjera që e kanë këtë problem, duhet të bëjnë ndërhyrje për zmadhimin e gjoksit, bashkëshortja e Vardit u shpreh: Në mënyrë absolute jo.

    Nuk do ta bëjë përsëri këtë gjë, nëse do kisha mundësi të kthehesha pas në kohë. Ua këshilloj vajzave të mos bëjnë ndërhyrje të tilla. Unë thjesht e bëra për ta provuar dhe për të rritur besimin tim”.