Foto/ Vajza e Ilir Metës zgjedh një “profesion” ndryshe nga prindërit, ja se ku do e shohim atë

    0
    525

    “Zonja e parë” e Shqipërisë, Era Meta është kthyer në një figurë mjaft karizmatike.

    Por këtë herë vajzën e Presidentit të Republikës Ilir Meta do e shohim në rolin e prezantueses.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Era në profilin e saj në Instagram ku krahas një foto të publikuar në rrjete sociale shkruan: “Ndihem kaq e nderuar të prezantoj këtë koncert bamirësie të veçantë”,-shkruan Era.

    Koncerti i bamirësisë “1 këngë për jetën” do të mbahet më 11 prill në “Sheshin Skënderbej”.