November 30, 2023
Lajme

FOTO VIRALE/ Ρolicia zbυΙon “shtëpinë e barit”, shqiρtari në Angli fshihet mbi çati

Fotoja e një shqiptari që fshihet në çati, teksa policia britanike është duke kërkuar për të po bën xhiron e rrjetit.

Mediat britanike shkruajnë se policia ishte në kërkim të një të riu, banesa e të cilit ishte kthyer në “shtëpi bari”.

Dhe pse shqiptari tentoi të fshihej, policia e ka vënë në pranga 32-vjeçarin Edmond Lika. Në “shtëpinë e barit” që ruhej nga shqiptarët u gjetën 6 dhoma të përshtatura për kultivimin e kanabisit, me të paktën 200 bimë.

Pas kërkimesh intensive 32-vjeçari pranoi fajin para gjykatës. Ai tha se kishte ardhur në Angli me gomone shtatorin e kaluar, me shpresën për një të ardhme më të mirë.

Avokati i tij argumentoi se i duhet dhënë një vendim i butë, për shkak se e ka kuptuar fajin dhe se nuk ka dënime të mëparshme. Në fund gjykata e dënoi me dy vite e katër muaj burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *