/Francezët u “tr emben” të rmetit në Shqipëri: “Arena Kombëtare” duhet të jetë gati, përndryshe UEFA…

Francezët u “tr emben” të rmetit në Shqipëri: “Arena Kombëtare” duhet të jetë gati, përndryshe UEFA…

Pranë FSHF, të gjithë janë të sigurt se stadiumi “Arena Kombëtare” që është në hapat e fundit të tij, do të jetë gati për të pritur Francën në ndeshjen e parashikuar të luhet në nëntor.

Por, këtë herë janë francezët që nuk janë të bindur për vendin ku do të luhet takimi, ndërsa përmendin edhe të.rmetet që prej ditësh bien në Shqipëri.

Është media “L’Equipe”, e cila në një artikull ditën e djeshme, shkruan se UEFA nuk e ka zyrtarizuar akoma qytetin dhe më tej stadiumin që do presë takimin Francë-Shqipëri, rreth 1 muaj e gjysmë nga zhvillimi I takimit, më 17 nëntor. Gazeta franceze citon një burim pranë Kombëtares, I cili shprehet se stadiumi “Arena Kombëtare”, edhe pse nuk ka përfunduar ende, do jetë gati për Francën, dhe tërmeti I fundit nuk do ketë asnjë p.asojë.

Ndër të tjera në këtë artikull, “L’Equipe” shkruan se drejtuesit e FSHF duhet t’u provojnë autoriteteve europiane se çdo gjë do të jetë në rregull në lidhje me stadiumin, nëse takimi do vendoset të luhet në Tiranë. UEFA – shkruan media franceze – është shumë strikte në këto raste, dhe kërkon që të ketë çdo gjë në rregull, për më tepër kur bëhet fjalë për një ndeshje europiane që vlen një biletë në Europianin 2020./PANORAMASPORT