Një fshat kodrinor në Itali, popullsia e të cilit ka pësuar plakje, kërkon të rinj.
Santo Stefano di Sessanio, një fshat mesjetar, në anën lindore të Italisë qendrore-jugore, po ofron që t’i paguajë njerëzit të cilët janë të gatshëm të lëvizin
dhe të fillojnë një biznes atje dhe madje do t’i mbështesë ata duke i dhënë atyre një vend për të jetuar me qira më të lirë.
Hapi tjetër është shitja e shtëpive të braktisura për 1 €.
Fshatrat nga i gjithë vendi kanë parë të huajt të cilët marrin pronën me qindarka, me marrëveshje që ata duhet të rinovojnë shtëpinë brenda një kohe të caktuar.
Por disa janë më të guximshëm si, Candela në Pulia, e cila u ofroi banorëve të ardhshëm 2,000 € për të lëvizur atje në 2017.
Kryetari i bashkisë Fabio Santavicca theksoi për CCN Travel:” Ne nuk po i shesim asgjë askujt, ky nuk është një biznes. Ne duam që fshati të vazhdojë të jetojë”.