/Ftesa e Ramës për bashkëpunim me Lulzim Bashën, Pandeli Majko nxjerr prapaskenat politike

Ftesa e Ramës për bashkëpunim me Lulzim Bashën, Pandeli Majko nxjerr prapaskenat politike

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko i cili garon i 19-ti në listën e PS-së për Tiranën komentoi sot në emisionin ‘Breaking’ ftesën e kryeministrit Rama për Lulzim Bashën.

Ftesa u kundërshtua hapur nga Basha, i cili deklaroi se Rama është i bindur për humbjen prandaj kërkon bashkëpunim.

Majko sqaroi se kjo ftesë për bashkëpunim është keqkuptuar, pasi sipas tij Rama nuk bëri ftesë që në rast se do humbiste të merrte disa ministri,

por kërkoi bashkëpunim që në rast se fitonte të kishte bashkëpunim për sjelljen e rendit kushtetues.

“Ftesa u trajtua me shumë inferioritet dhe sikur ishte një ftesë për bashkëqeverisje në kuptimin e parë të fjalës.

Ne sot kemi një opozitë jashtë sistemit kushtetues dhe që nuk ka përfaqësues në pushtetin lokal.

Ftesa nuk ishte as provokim edhe e detyrueshme. Ishte ftesë që pas zgjedhjeve palët të bashkëpunojnë se e kanë detyrim që të risjellin në balancë kushtetueshmërinë.

Askush nuk po i kërkon PD-së që nëse ata fitojnë zgjedhjet ne të mbajmë poste ministrore.”, – u shpreh Majko.