Fundi i botës po troket! Teoricieni bën IIogaritë e reja sipas parashikimit të kaIendarit Maya-n

0
152

Nëse jeni shqetësuar nga COVID-19, trazirat në vende të ndryshme, tërmetet, luftërat, karkalecat, vullkanet dhe uraganët, apom ndryshimet klimatike, të cilët po sinjalizojnë fundin e botës- ju mund të keni të drejtë!

Parashikimi i ndodhur në kalendarin Maya-n se fundi i botës do të ndodhte më 21 dhjetor të 2012, rezultoi i gabuar, por në fakt një teoricien e ka lexuar atë ndryshe.

“Sipas kalendarit Julian, ne jemi teknikisht në vitin 2012 …

Numri i ditëve të humbura në një vit për shkak të zhvendosjes në kalendarin Gregorian është 11 ditë …

Për 268 vjet duke përdorur Kalendarin Gregorian (1752-2020) herë 11 ditë = 2,948 ditë. 2,948 ditë / 365 ditë (në vit) = 8 vjet.

Fundi i botës pritet që të ndodhë më 21 qeshor,”– përllogariti shkencëtari Paolo Tagaloguin, lajm që është raportuar edhe nga “NeëYorkPost” dhe shumë media të huaja.

Në vitin 2012, teoricienët ishin të bindur se fundi i botës do të ndodhte më 21 dhjetor, por gjithë çfarë ndodhi ishte bllokimi i kanalizimeve në piramidat e ndërtuara nga fiset “Maya”.