Furgoni rrëzohet në greminë, vdesin dy nëna dhe 6 fëmijët. Dyshohet vetëvrasje në masë

    0
    337

    Një furgon u rrëzua në një greminë, ku për pasojë humbën jetën dy nëna dhe gjashtë fëmijët e tyre të birësuar. Është kjo ajo që ka ndodhur në California, SHBA, ndërkohë që policia nuk ka konstatuar shenja frenimi dhe as ngadalësimi.

    Por makina përfundoi në oqeanin Paqësor, duke u përplasur egërsisht me shkëmbinjtë.

    Policia vijon intensivisht hetimet lidhur me aksidentin e ndodhur më 28 mars, ndërkohë që nga hetimet paraprake dyshohet për vetëvrasje në masë. Natën e së premtes, u hoq dorë zyrtarisht nga kërkimi i trupave të tre nga gjashtë fëmijët për shkak se nuk u gjetën askund, duke u deklaruar të zhdukur.

    Familja ishte e përbërë nga dy gra lesbike 38-vjeçare, të martuara prej dhjetë vitesh dhe nëna adoptive të gjashtë fëmijëve me moshë nga 18 deri në 12 vjeç, të cilët ishin ulur në sediljet e pasme.

    Dy gratë Jennifer dhe Sarah Hart, gjetën vdekjen e menjëhershme, ashtu sikundër tre nga gjashtë fëmijët. Aksidenti nuk kishte dëshmitarë, por u zbulua vetëm nga një kalimtar i cili po kalonte në rrugën panoramike.

    Fqinjët e dy grave, Briue dhe Dana Dekalb kishin telefonuar entin për mbrojtjen e fëmijëve, për të denoncuar keqtrajtimet, por kur ata mbërritën shtëpia ishte bosh. Familja ishte nisur për një shëtitje, nga e cila nuk u kthyen kurrë.

    Zonja Dekalb deklaroi se njëri nga fëmijët, 14-vjeçari Devonte, kishte shkuar në shtëpinë e tyre për tu kërkuar nëse mund të fshihte ushqim pas kangjellave të tyre, për shkak se nënat i linin pa ushqim si ndëshkim.

    Ndërkohë vajza Sierra, kishte shkuar në shtëpinë Dekalb, duke deklaruar se një nga nënat e rrihte egërsisht, shkruan noa.al.

    Një nga gratë Sarah, kishte pasur probleme me ligjin edhe në vitin 2011, kur ishte deklaruar fajtore për rrahjen e njërës nga vajzat, por më tej kërkoi ndjesë duke thënë se kishte humbur durimin.

    Megjithatë miqtë e tyre thonë se dy nënat i çonin shpesh dy fëmijët për ekskursion në male, në kamping apo stërviteshin në ajër, duke shfaqur anën e dashur të mëmësisë. /a.y/noa.al