/“Gabimi” fataI që bënë gra bitësit dhe deklarata që i zbulon të gjitha/ Çfarë ka ndodhur me 6.5 mln €

“Gabimi” fataI që bënë gra bitësit dhe deklarata që i zbulon të gjitha/ Çfarë ka ndodhur me 6.5 mln €

Si policia ashtu dhe koncesionari që merret me sigurinë brenda aeroportit dështuan të parandalonin ngjarjen, ndërsa nga avioni ku u morën thasët me para, kishte zbritur pak më herët presidenti Ilir Meta dhe një tjetër ish zyrtar i lartë.

Ishte data 9 prill kur një furgon me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” u fut në pistën e Rinasit. Të paktën 5 grabltës të maskuar në pak minuta arritën të merrnin 6.5 milionë euro, vlerë monetare që do transportohej drejt Austrisë.

Si policia ashtu dhe koncesionari që merret me sigurinë brenda aeroportit dështuan të parandalonin ngjarjen, ndërsa nga avioni ku u morën thasët me para, kishte zbritur pak më herët presidenti Ilir Meta dhe një tjetër ish zyrtar i lartë.

Pasi morën thasët me para grab itësit u larguan me shpejtësi nga aeroporti ndërsa një patrullë e FNSH-së i ndoqi nga pas. Sipas versionit të policisë pati përpIasje mes tyre dhe grabltësve të cilët ishin të ar,matosur rëndë, ndërsa nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vr.arë Admir Murataj, truri i organizimeve të disa grabltjeve të tjera.

Shokët e Ianë pas trupin e tij, ndërsa u larguan me një tjetër automjet. Thuhet se një grua për të ngatërruar policinë dogji një automjet, ndërsa grab.itësit sipas hetimeve të deri tanishme u fshehën në një tunel të ish-diktaturës komuniste dhe pas mesnate dogjën automjetin që u gjet një ditë më pas nga policia.

Identifikimi i Admir Muratajt
Gjatë grabltjes Murataj kishte vendosur një maskë silikoni. Edhe pse në kërkim që nga viti 2013, Murataj kishte berë operacione pIastike për te ndryshuar pamje. Me ndihmën e autoriteteve greke që kishin profilin gjenetik por dhe me identifikimin e familjarëve të tij, u konfirmua se grab itësi i vr.arë ishte pikërisht Admir Murataj.

“Gabimi” që bënë grab.itësit
Gjatë përpIasjes me policinë grab itësit nuk mundën të digjnin furgonin që përdorën. Ai ishte një minierë ari për prova. Një shenjë gishti e gjetur aty, që i përkiste Alkond Bengasit arriti të zbulonte grupin.

Zbërthimi i grupit nga dëshmia
Sipas dëshmisë së të penduarit Alkond Bengasi, personi që modifikoi furgonin e grabltjes është shprehur se kontaktin e parë dhe porosinë e ka pasur me dy kushërinjtë e tij, Klement dhe Eldi Çala. Ai tha se plani kishte nisur të paktën 6 muaj më parë, por 10 ditë para grabltjes personat që ai ka implikuar në ngjarje janë takuar shpesh me njeri-tjetrin.

Sipas tij në fund të muajit mars, në një lokal në zonën e Liqenit të Thatë janë takuar Admir Murataj, Klement Çala, Eldi Çala, Ragip Hajdini i njohur ndryshe si “Daja” nga Kosova, Oltion Veseli, Tani nga Fushë-Kruja, Talo Çela dhe Renaldo Sula.

Ndërsa 6 ditë para grabltjes, ai ka parë përsëri në marketin e lagjes Admir Muratajn dhe Ragip Hajdnin. Por kjo dëshmi nuk e ka ndihmuar grupin hetimor të përcaktojë rolet e tyre, pasi i penduari Bengasi nuk zotëron informacion të plotë. Për këtë arsye, hetuesit po punojnë për të bërë bashkëpunëtor të drejtësisë dhe një tjetër nga të arre.stuarit.

Ky person është lidhja mes grupit që ka kryer grabi.tjen në Rinas, atyre që i kanë ndihmuar më pas dhe organizatorëve të tjerë, të cilët ende nuk janë identifikuar. Arr.estimi i Dajës nga Kosova pritet të ndihmojë mjaft prokurorinë, pasi ai dyshohet se është personi, i cili ka hartuar planin e grabltjes dhe ka gjetur furgonat e përdorur në grabltje.

50-vjeçari është i dyshuari kryesor për grabltjen e 25 kg flori në komisariatin e Pejës në vitin 2012 dhe për shkak të kësaj eksperience, ai dyshohet të ketë dhe rolin e regjisorit të vj.edhjes. Policia vazhdon kontrollet në disa qytete, kryesisht në banesat e të arre.stuarve dhe atyre që dyshohet se kanë marrë pjesë në grabltje. Banesa e fundit ku janë përqendruar kontrollet është ajo e kosovarit në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Opinion