Gafa e Ministrit Cakaj në takimin me homologun çek: Shqipëria është… (VIDEO)

    0
    315

    Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës çeke, Tomáš Petříček.

    Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës rajonale të Ministrit të Jashtëm çek Petříček në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Shqipëri, i cili pati në fokus marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik, integrimin në BE, bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe situatën në rajon.

    Por në fund të fjalës së tij, Cakaj ka bërë një gafë, duke e cilësuar Shqipërinë si komunitet.

    “Pa asnjë dilemë, pavarësisht dilemave momentale dhe mëdyshjeve të kohë pas kohshme, ne mbesim komuniteti më proevropian në rajon dhe do të vazhdojmë të mbesim të tillë…”, ka thënë ai gjatë fjalës së tij, duke e cilësuar Shqipërinë jo si komb, por si komunitet.

    Minuta 14:00