Gaz Paja parkon makinën te Teatri Kombëtar, por shikoni çfarë i bëjnë

    0
    351

    Aktori i njohur i humorit, i dashur për publikun shqiptar, Gaz Paja, ditën e djeshme ka parkuar makinën e tij në zonën e Teatrit Kombëtar.

    Mirëpo, dikujt i ka shkuar mendja për t’i bërë një gjest demonstrativ aktorit i cili është njëherazi një nga kandidatët e Këshillit Bashkiak të Tiranës, prezantuar nga Veliaj.

    “Këtu protestohet, nuk parkohet”, është kjo letra e vendosur në xhamin e makinës së aktorit si një mesazh direkt për të.

    Kujtojmë se Gaz Paja është në rradhën e atyre aktorëve që duan ndërtimin e një teatri të ri aty ku sot gjendet Teatri Kombëtar.