Gazetari amerikan shkon në lokal,kamarieri kosovar bën atë që di të bëjë më mirë një shqiptar!

    0
    266

    Në Kosovë u festua 11 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

    Në këtë ditë të rëndësishme, veç qytetarëve të vendit, në shtetin e ri erdhën edhe gazetarë të huaj për të parë nga afër këtë festë.

    Madje, gazetari amerikan Nolan Peterson nga The Daily Signal përmes rrjetit të tij social është shprehur të jetë i befasuar nga mikpritja që iu bë në Prishtinë.

    Ai ka rrëfyer se si një kamarier e qerasi me drekë dhe kafe, pikërisht për shkak se shteti i tij ka ndihmuar Kosovën, gjatë Iuftës në Kosovë:

    Para paradës, drekova në një lokal në Prishtinë.

    Kur e pyeta kamerierin për kupon fiskal ai qeshi dhe më tha, “E ke nga shtëpia”.

    E pyeta pse.

    “Vendi juaj e shpëtoi timin”, më tha, “Më e pakta që mund të bëj është të t’qeras me me një darkë”.