Gazetari: Ervis Martinaj është rrëmbγer nga persona me υeshje të Forcave SpeciaΙe! E kanë shoqëruar në Vlorë dhe aty s’ka më gjυrmë

Ervis Martinaj është rrëmbyer nga një grup personash të veshur me uniforma të Forcave Speciale, thotë gazetari Artan Hoxha. Sipas tij, ky grup e ka marrë biznesmenin në një shtëpi në zonën e Shijakut, e kanë shoqëruar në Vlorë dhe prej aty nuk ka më asnjë gjurmë të Ervis Martinaj.

“Është marrë nga një grup personash të veshur me veshje të Forcave Speciale. Është marrë në një shtëpi ku qëndronte në mirëbesim.

Kanë menduar se po shkonin Forcat Speciale të shtetit dhe janë njoftuar bënin kujdes nga personat që i ruanin. Në atë shtëpi është marrë (Ervis Martinaj) dhe gjurma e fundit është në Vlorë.

Nga grupi që e kishte rrëmbyer, dhe më pas nuk dihet më”, u shpreh gazetari.

Më tej, Artan Hoxha është shprehur se sipas burimeve të tij, i shumëkërkuari i SPAK ka qëndruar një javë në Dhërmi, nga datat 1-5 gusht, shkruan newsbomb.al. Më pas, është parë në hotelin në Durrës e një ditë më vonë në Tiranë.

“Besimi i familjarëve të policia është  zero. Kamerat qe janë gjetur deri tani i kanë gjetur familjarët, ata e kanë ngritur këtë shqetësim.

Ka një itinerar, në 1 gusht  deri në  5 gusht ka qenë në Dhërmi ka bërë pushime. Në datën 5 pasdite është shfaqur në hotelin në Durrës. Ditën e shtunë ka shkuar shoferi e ka marrë shoferi, më pas ka shkuar përballë në një qendër tregtare.

Ervis Martinaj komunikonte çdo dy orë me familjen me telefon, ishte një njeri që vjen nga një familje, babi kanë mbaruar për ekonomi financë, Ervis ka mbaruar në Itali për të njëjtën degë e më pas për dy vite në Tiranë së bashku me motrat e tij që studionin për të njëjtën degë.

Kam parë me sytë e mi komunikimet, kishte komunikim permanent, diku rreth orës 17 të ditës së martë… ai ka marrë një luan para disa kohësh, është interesuar nëse ka shkuar njeri ta ushqente.

Komunikimi i fundit ka qenë me xhaxhain e vet, me babanë e Brilantit që u vra. Ai komunikonte vazhdimisht, dhe prandaj familjarët u shqetësuan”, tha Hoxha në emisionin “Opinion”.