/Gazetari Hoxha ironizon Metën: Shkëlqesia pësoi humbje të thellë edhe në fshatin e vet

Gazetari Hoxha ironizon Metën: Shkëlqesia pësoi humbje të thellë edhe në fshatin e vet

Artan Hoxha

Menjëherë pas mbylljes së votimeve gazetari Artan Hoxha ka ironizuar Presidentin e Republikës Ilir Metën.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Hoxha shkruan se Ilir Meta humbi edhe në fshatin e tij, pasi përqindja e votuesve në Skrapar paraqitet e lartë.

“Skrapari, bashki të cilën e ke fituar rregullisht që nga 2007, madje dhe me rezultatin më të thellë në Republikë, mbi 78-80% të votave, deri pasdite kishin votuar aty afër 5000 votuesve nga 8001 që votuan gjithsej me 2017-ën. Të lanë në baltë Shkëlqesi, se kanë bërë kurrë nga 1992-shi e deri më sot…nuk e di ç’hall i ka “detyruar” apo ç’inat i ka zënë me ty e partinë tënde me qetësi e dashuri”, shkruan Artan Hoxha.

Reagimi i plotë i Artan Hoxhës

Shkelqesia TIJ humb thelle dhe ne fshatin e vet…Si tha Shkelqesia e TIJ, per diten e sotme:”…e diele historike plot diell dhe muzike”…

Ke te drejte Shkelqesi, muzika te relakson sidomos kur e shoqeron dhe me valle…Ta gezoj Baftjari me raki Skrapari,

Baftjar, Baftjar je super i papare,Baftjar, Baftjar te shkofte jeta mbare…

Te kerkoj ndjese Shkelqesi qe po ta prish gjumin e vapes pas plazhit, por meqe jemi nga e njejta zone kam detyrimin te te njoftoj per gj.emen qe na ka bere vakl. Termet, termet ne Cepan Shkelqesi!!! Mes shume halleve qe te kane zene ne keto kohera te trazuara, zamet e ke, bej si te besh dhe perballoje dhe kete te fundit. Bashkepatriotet e tu dhe te mi, atje ne Cepan te paskan vene drune. Jo vetem qe nuk e kane degjuar keshillen tende per plazh dhe muzike diten e sotme, por paskan shkuar qe me te zbardhur dita dhe ta kane mbushur kutine plote me vota.

Skrapari, bashki te cilen e ke fituar rregullisht qe nga 2007, madje dhe me rezultatin me te thelle ne Republike, mbi 78-80% te votave, deri pasdite kishin votuar aty afer 5000 votuesve nga 8001 qe votuan gjithsej me 2017-en. Te lane ne balte Shkelqesi, se kane bere kurre nga 1992-shi e deri me sot…nuk e di c’hall i ka “detyruar” apo c’inat i ka zene me ty e partine tende “me qetesi e dashuri”.

Sikur te mos mjaftonte kjo, po ne fshatin tend, ne vendlindjen tende, ne Qendren e Votimit Cepan, deri ne oren 17:00 kishin votuar 280 bashkepatriote nga 430 qe votuan gjithesej me 2017-en. Deri ne aksham sa te mbyllet qendra e votimit nuk i dihet si shkon hesapi…

Te vune drune Shkelqesi. Te vune ne drune me kengen e Baftjarit ne goje dhe raki Zaberzani, ku ti e di sa te mire dhe te forte e bejne rakine…

Cepani e Prishta, Muzhaka, Rogu, Sevrani e Malindi, Streneci, Zaberzani, Kakosi e Blezencka, te votuan kunder.

Ne fakt kane dhe pak te drejte, sepse kandidati per kryetar bashkie eshte nga e njejta zone…

Keshtu qe sa tu dale inati skraparllinjeve dhe ca me teper cepallinjeve, e ke mire Shkelqesi, vazhdo plazhin te vila luksoze ne Gjirin e Lalezit, dhe ne dac kendo e ne dac kerce deri nga vjeshta kur te piqen gorricat dhe te vije 13 tetori data e dekretuar nga ty per zgjedhje…