Gazetarja e madhe flet për herë të parë për diυorcin me bashkëshortin: “Vajza jeton me të atin dhe…”

0
210

Ketrin Gjocaj është një ndër gazetaret e njohura shqiptare që në 30 vitet e saj të punës ka dhënë një kontribut të madh në të fushë.

E ftuar sot në emisionin ‘Historia ime’, Gjocaj foli për herë të parë për divorcin që ka pasur para shumë vitesh dhe

marrëdhënien që ka me vajzën e saj e cila ka jetuar që e vogël në Gjermani me të atin.

Mirela Milori: Dua të më japësh një përgjigje të sinqertë, je divorcuar herët nga babai i vajzës tënde, si ka qenë, sepse Shqipëria edhe sot është pak e vështirë.

Ti si e ke kaluar divorcin? Ketrin Gjocaj: Ne kemi qenë 6-7 vjet martuar, kemi qenë të lidhur më herët, të fejuar qëndruam 7 vjet.

Ajo që luajti rol në këtë mënyrë jetese të ndarë, ishte dhe largësia sepse që në ’91-shin bashkë me vajzën, me vjehrrën time, gjithë familja shkoi në Gjermani,

në ato kushte që kishte Shqipëria atëherë sepse edhe ata nga ana e mamasë kishin probleme të persekutimit, të një jete me probleme në Shqipëri.

Që aty filloi një gjë që nuk shkonte sepse unë e dashuruar me ekranin, me një familje normale. Ne vazhdojmë të kemi marrëdhënie shumë të mirë, edhe kjo gjë duhet thënë, nuk ndodh në të gjitha ç/iftet.

Mirela Milori: Vajza u rrit në Gjermani, ku është zgjedhja më e mirë besoj, pavarësisht se ti si e ke përpunuar? Ketrin Gjocaj:

Kjo nuk ka kaluar lehtë, unë detyrohesha që 2-3 herë në vit të shkoja në Gjermani që atëherë ishte shumë problem dhe për viza.

Ato fillime i kam patur problem, por raporti nuk ndryshoi, ka qenë shumë i mirë.

Keti tregon se ka kaluar shumë momente të vështira dhe të mërzitura gjatë jetës që mund të ketë qarë dhe të jetë ndjerë pesimiste,

por duke patur një familje të mirë, punën dhe uronte që vajza e saj të kishte vetëm shëndetin. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here