“Gërdeci”, Shkëlzen Berisha: Pse nuk e kam takuar kurrë burrin e tezes që humbi jetën në tr.agjedi

    0
    353

    Shkëlzen Berisha i ftuar në të “Pa Ekspozuarit” në News 24, foli edhe për telefonatën me Mihal Delijorgjin, pesë minuta pas shpë.rthimit në Gërdec, ndërsa sqaroi nuk e kishte takuar asnjëherë burrin e tezes së tij që humbi jetën në fabrikën e d.emontimit të ar.mëve.

    Pjesë nga biseda:

    Ylli Rakipi: Po ai nuk e ka bërë telefonatë, 5 minuta pas shp.ërthimit të Gërdecit.

    Shkëlzen Berisha: Mua, zoti Delijorgji nuk më ka marrë në telefon. E kam marrë unë i pari në telefon. Unë kam qenë në Suedi, në Stockholm, ditën kur ka ndodhur ngjarja. Persona të afërm, të ish-bashkëshortit të tezes time, të ndjerit zoti Hoxha, i cili humbi jetën, në këtë ak.sident, më kanë kërkuar të interesohem tek personi në fjalë. Unë e kam marrë në telefon. Nuk është përgjigjur, sepse me siguri ka qenë në një moment të vështirë.

    Ylli Rakipi: Mos gaboj është një njeri i afërt juaji, që zoti Berisha nga nxitimi i ngatërroi emrin.

    Shkëlzen Berisha: Jo nuk është nga nxitimi. Zoti Muhamed Hoxha, ish-bashkëshorti i tezes time. Familja ime, si shumë familje të tjera shqiptare, ka brenda vetes, historinë e emigracionit. Njerëzit shkojnë në emigrim. Ka raste nuk shihen prej vitesh. Gjyshër që nuk njohin nipërit, teze që nuk njohin nipërit. Në këtë aspekt, i ndjeri sapo ishte kthyer nga emigracioni bashkë me tezen. Une e kam takuar dy ose tre herë. Nuk e dija që punonte atje, e kam marrë vesh nga këta të afërm, që më kanë telefonuar dhe më kanë kërkuar të interesohem. Babai im nuk e ka takuar kurrë personin në fjalë, edhe anëtarë të tjerë të familjes time, ka patur nga ata që nuk e kanë takuar asnjëherë.