/Gjεsti i të riut në Sheshin Skënderbej po bën xhirοn e bοtës, ja çfarë shkrυan BBC për herοin Klοdian Elqeni

Gjεsti i të riut në Sheshin Skënderbej po bën xhirοn e bοtës, ja çfarë shkrυan BBC për herοin Klοdian Elqeni

Gjesti i të riut, i cili ndaloi shoferin që u fut me automjetin tip “Citroen” në “Sheshin Skënderbej” duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve që po vaksinoheshin aty pranë, ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

https://www.youtube.com/embed/LJbnCHOnIcU

Prestigjozja BBC i ka kushtuar një artikull Klodian Elqenit i cili falë gjestit të tij heroik, arriti të neutralizojë drejtuesin e mjetit që përhapi panik ditën e sotme. 

Ndër të tjera BBC thekson se një person “kërcen përmes dritares së makinës për të ndaluar shoferin e rrezikshëm në Shqipëri”.

Në artikull thuhet se një burrë u arrestua pasi sulmoi këmbësorët, pasi u dyshua si një akt terrorist. “Një burrë është arrestuar në Shqipëri pasi hipi në një shesh për këmbësorë në kryeqytetin e Tiranës.

Makina u ndal vetëm kur një kalimtar u hodh në këmbë i pari përmes dritares. Kalimtari tha se mendoi se shoferi po synonte turmën në një sulm të mundshëm terrorist.

Shumë njerëz kishin qenë në radhë për t’u vaksinuar në çadra në Sheshin Skënderbej në atë kohë.

Policia shqiptare thotë se beson se i dyshuari 32-vjeçar drejtonte makinën nën ndikimin e drogës”- shkruan BBC.

https://youtu.be/HZzH2_DWJLM