Një gjarpër tri metra e gjysmë është kapur duke trokitur dritaren e kuzhinës së një familjeje në Australi.
Kapësi i gjarpërinjve, David Walton, u ftua në apartamentin e kërcënuar në Brinsmead, të enjten pasi një grua e moshuar raportoi incidentin.

Walton u shokua kur pa madhësinë e pitonit, i cili zvarritej murit të shtëpisë në ora 11.
“Për shkak se dritarja përbëhej nga xhami, gjarpri nuk mund ta kuptonte se çfarë është”, tha ai për Daily Mail.

Eksperti i gjarprit tha se eksperienca të tilla kishte pasur edhe më herët në prona të ndryshme.
Kështu që bëni mirë që herë tjetër mbajini mbylluar dritaret sepse mund të keni edhe vizitorë të tillë.