Gjej një burrë dhe rri në Tiranë’, Gjyshja e Gentës së BB do t’ju shkrijë së qeshuri!

    0
    323

    Ish-banorja e Big Brother, Genta Gjalpi, u përfol shumë së fundmi për disa foto e video intime që publikoi nga dhoma e një hoteli.

    Pas shpërndarjes së imazheve në rrjet, ajo deklaroi se do ta fshinte llogarinë e saj në Instagram, pasi po ndihej keq.

    Megjithatë, Genta jo vetëm që nuk e mbylli llogarinë e saj, por publikoi disa minuta më parë një video që do t’ju shkrijë së qeshuri të gjithëve.

    Ajo shfaqet me gjyshen e saj, teksa e përkëdhel dhe bën me të batuta. Genta e pyet gjyshen nëse është apo jo mbesa më e bukur, ndërkohë që gjyshja e pohon duke i thënë:

    “Hë gjej ndonjë andej dhe rri në Tiranë.”

    Genta ka filluar të qeshë dhe ja kthen gjyshes se në fakt ajo do të rrijë aty me gjyshen e saj.

    © SYRI.net