Gjen një portofol në rrugë dhe vendos të gjejë pronarin. Por ai nuk kishte asnjë ide për historinë që fshihej brenda.

    0
    263

    Një ditë një djalë i ri gjeti një portofol në një park dhe sapo ai hapi pa se brenda kishte pak dollarë dhe një letër, por nuk kishte dokumente.

    Në përpjekje për të mësuar se kujt i përkiste portofoli, ai hapi zarfin dhe zbuloi se dashuria me të vërtetë ekziston! Këtu është ajo që ishte shkruar në letër: “I dashur Michael, imë më ma ka ndaluar që të të takoj, më fal, por unë dua që ti të dish se të dua dhe gjithmonë do të të dua”. Letra ishte shkruar në vitin 1944, ajo ishte shumë e vjetër!

    Djali në këtë moment kuptoi se duhej të bënte gjithçka që t’ja kthente letren dhe portofolin të zotit.

    Ai i telefonoi operatorëve telefonike për të zbuluar se kujt i përkiste numri i marrësit të letrës, por vajza nuk mundej ta jepte atë informacion.

    Kështu i riu i rrëfeu asaj historinë dhe vajza më në fund ia dha djalit informacionin që i duhej.

    Më në fund djali arriti të gjurmonte shtëpinë që po kërkonte.

    Ai pyeti nëse po fliste me Anën dhe gruaja u përgjigj se ajo kishte blerë shtëpinë e saj disa vjet më pare.

    Dhe gruaja i tha djalit se Ana jetonte në një shtëpi pleqsh dhe se kjo strukturë është shumë afër shtëpisë së saj.

    Djali nuk mund të hiqte dorë, prandaj ai vendosi të shkonte personalisht, shkruan ShkodraNews. Roja e çoi direkt në katin e tretë, aty ku ndodhej Ana.

    Ajo ishte një zonjë, shumë e bukur dhe me buzëqeshje të sinqertë. Në atë moment djali i tregoi asaj rreth portofolit dhe letrës. Ana, uli menjëherë sytë dhe tha: “Unë me të vërtetë e kam dashur një person, emri i tij ishte Michael Goldstein, vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeç ishte, por nëna ime mendonte se ishte tepër i ri për mua, ishte shumë i bukur, kishte shumë admiruese, nëna ime mendonte se marrëdhënia jonë nuk premtonte asgjë të mirë. Nëse ju e gjeni atë, thuaji që unë ende e dua dhe se unë kurrë nuk jam martuar, askush nuk ka qenë dot më i rëndësishëm se ai… “.

    Djali vendosi për t’i thënë lamtumirë gruas dhe të kthehet në shtëpinë e tij, por kur zbriti dhe u takua me rojen i tregoi atij historinë dhe për portofolin e famshëm.

    Në këtë pikë, roja, sapo e pa, tha se e njihte burrin në fjalë, e madje ai jetonte aty pranë, po në azil.

    Ata shkuan atje së bashku dhe infermierja i çoi në dhomën e Michael, gruaja e pyeti nëse ai kishte humbur portofolin e tij dhe ai u ngrit, kontrolloi xhepat e tij dhe tha po.

    Djali i tha atij se ishte ndjerë i detyruar të lexonte letrën…

    Burri fillimisht u zemërua, por kur djali i tha se ai kishte gjetur Anën, sytë e burrit u mbushën me lot dhe i kërkoi që ta çonte tek ajo.

    Sapo e pa, Ana e njohu menjëherë … ata të dy filluan duke qarë dhe përqafuan njëri-tjetrin për një kohë të gjatë, shkruan ShkodraNews. Dy javë pas kësaj, djali ishte i ftuar në dasmën e dy të moshuarve, së bashku me të gjithë stafin e azilit të pleqve!

    Ne nuk e dimë nëse kjo histori është e vërtetë apo jo, por sinqerisht na preku dhe lë mesazhin se dashuria e vërtetë ekziston dhe nuk mund të përfundojë në qoftë se ajo është aq e thellë sa ajo e Ana-s dhe Michael-it.

    Ndaje këtë histori me miqtë!