Gjendet i pajetë pronari i hotelit, policia zbardh detajet për biznesmenin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë, ku bëhet me dije se ka humbur jetën pronari i një hoteli, pasi është asfiksuar nga tymi i zjarrit.

Divjakë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në Divjakë, është gjetur i pajetë shtetasi Ll. M., 60 vjeç, në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij.

Nga veprimet paraprake dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.