Gjendet një trup i pajetë në Los Angeles, dyshohet të jetë i aktores shqiptare

    0
    269

    Zyrtarët e policisë në Los Angeles besojnë se kanë gjetur trupin e aktores dhe modeles nga Maqedonia, Adea Shabani, në një varr të cekët.

    Sipas policisë, mbetjet e gjetura rreth 50 milje larg Sakramentos besohet se i përkasin 25-vjeçares së zhdukur një muaj më parë. Policia dyshon se Shabani është vrarë dhe se i dashuri i saj, Christopher Spotz, është i përfshirë në vdekjen e saj.

    Spotz ka vrarë veten javën e kaluar, pasi është ndjekur nga policia. Shabani është parë për herë të fundit më 23 shkurt në Hollywood.

    Shabani ka lënë Maqedoninë për të studiuar aktrimin në Los Angeles dhe ka jetuar atje për më pak se dy vjet.

    28 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)