Gjermanët çmenden pas këngës së Aurelës, s’do e besoni për çfarë e përdorin

0
328

Në vitin 2014, Aurela Gaçe ka fituar ‘Këngën Magjike’ me këngën ‘Pa kontroll’ me Young Zerkën. Kënga u kthye menjëherë në hit dhe edhe sot dëgjohet nga të gjithë. Një nga momentet më interesante që u mbajt mend gjatë ishte kërcimi i Aurelës i cili siç duket është bërë shumë i famshëm dhe jashtë Shqipërisë.

Së fundmi, këngëtarja shumë e dashur për publikun ka publikuar një video në ‘Instastory’ ku shihet se kënga e saj dhe pikërisht kërcimi i Aurelës përdoret në Gjermani në një klasë ku mësohet zumba.

“Kjo ishte e fortë. Jo po si ma morën lëvizjen. Trefazori hyn në punë për zumba”, ka shkruar Aurela pranë videos ku shihet instruktori duke i mësuar të pranishmëve lëvizjen.