/Gjermania e shka tërron Serbinë me rezultatin 6-1 (Video)

Gjermania e shka tërron Serbinë me rezultatin 6-1 (Video)

Gjermania mund të konsiderohet skuadra e parë gjysmëfinaliste e Europianit të 21-vjeçarëve që po zhvillohet aktualisht në Itali dhe San Marino.

Pas suksesit 3-1 ndaj Danimarkës, kombëtarja e pancerave regjistroi një sukses akoma më të thellë këtë herë me shifrat tenistike 6-1 ndaj Serbisë që u eliminua para kohe nga kompeticioni.

Falë goleavarazhit të shkëlqyer që ka, me +7 gola diferencë edhe në rast humbjeje ndaj Austrisë, Gjermania mund të avancojë më tej si e dyta e mirë e të treja grupeve.

Në stadiumin Nereo Rocco të Triestes pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-0 të gjermanëve falë tre golave të shpejtë nga e 16-ta në minutën e 37-të nga Ritchier dhe Waldschmidt me sulmuesin e Freiburg që realizoi dy herë.

https://youtu.be/qVTuF03pSRw