Gjermania kërkon 46 mijë punëtorë: Këto janë profesionet dhe mënyra si të aplikoni..Shpejtoni..!!

    0
    301

    Gjermania dhe kompanitë e saj kanë të hapura 46.608 vende pune për të cilat mund të aplikojnë qytetarë nga vendet e Ballkanit, duke përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.

    Mjekë, infermierë, inxhinierë të të gjitha kategorive, teknikë kompjuterash, zanatçinj, si hidraulikë, elektricistë, muratorë, mekanikë makinash, gomistë janë vetëm disa nga profesionet për të cilat mund të aplikohet nëpërmjet portalit on-line “Make it to Germany”.

    Kjo faqe në internet është hapur në bashkëpunim nga ministria e Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë, nga ministria e punës dhe Çështjeve Sociale si dhe nga Agjencia gjermane e Punësimit.