Gjesti human e shqiptarve te Amerikes,japin shuma te medha dollaresh per te sjelle trupin e 12 vjecarit ne shtepi

    0
    321

    Pak ditë më parë një ngjarje e rëndë ndodhi në SHBA, aty ku një djalë 12 vjeç shqiptar humbi jetën në një aksident rrugor në New Jersey.

    Ngjarja bëhet më tragjike pasi djali nga Pogradeci kishte vetëm 5 ditë që ishte larguar nga Shqipëria dhe familja e tij ishte vendosur në në tokën e ëndrrave, por që u prenë në mes.

    Elios Xhemollari humbi jetën teksa po lëvizte me biçikletë dhe u përplas nga një kamion.

    Ai drejtohej nga një 43 vjeçar me banim po në New Jersey. Shoferi ka pranuar të bashkëpunojë për të zbardhur aksidentin dhe hetimet po vijojnë.

    Prej ditësh shqiptarët në SHBA kanë nisur një fushtë online për të mbledhur para për përballimin e shpenzimeve të ceremonisë mortore dhe sjelljen e trupit të djalit në vendlindje.

    “Ky djalë i vogël erdhi nga Shqipëria pesë ditë më parë me familjen e tij për të filluar një jetë të re në SHBA. Ndërsa familja e tij po përshtatej dhe po përpiqej të fillonte jetën e tyre këtu, ndodhi një ngjarje tragjike.

    Ai u godit nga një kamion teksa po lëvizte me biçikletën e tij në Lanza ave në Garfield. Ne të gjithë jemi të shkatërruar dhe të zemëruar. Çdo dhurim që mund të bëni do të ishte një ndihmë e madhe për të mbuluar shpenzimet e tij të varrimit. Zoti të bekoftë të gjithë ju!”, shkruajnë shqiptarët e amerikës.

    Deri tani janë mbledhur mbi 96 mijë dollarë./m.sh.noa.al/