Gjeti kuletën me 1.500 dollarë, djali shkon tek i zoti dhe bën atë që nuk pritej kurrë

0
242

Në median amerikane “ABC News” është publikuar një video që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale në vetëm pak orë. Në video shihet një adoleshent, i cili bën gjestin që shumë pak të rinj ndoshta do e kishin bërë.

Djali në video gjen një kuletë që mbante në të 1.500 dollarë, përpos dhe shumë dokumenteve tjera dhe ai vepron në mënyrën më të ndershme të mundshme.

Përmes dokumenteve, i riu ka gjetur adresën e banimit të personit që i përkiste kuleta e humbur dhe ka shkuar në shtëpinë e tij në Kaliforni për t’ia kthyer të zotit.

Videoja tregon momentin kur adoleshenti shkon pranë kamerave të sigurisë dhe tregon kuletën që më pas e vendos para derës së shtëpisë duke u larguar më pas, me një ndërgjegje të pastër mbi të gjitha.

I zoti i shtëpisë dhe i kuletës po ashtu, e ka parë videon dhe ka preferuar ta ndajë me të gjithë këtë veprim fisnik si shembull për t’u ndjekur. Ai gjithashtu ka shpërblyer djalin që shihni në video me 150 dollarë. Epo, bravo djalit!