Gjeti një qen të braktisur me 6 këlyshë, por kur afrohet sheh një dorë të vogël njeriu

    0
    294

    Me siguri keni dëgjuar mijëra histori sesi qentë shpëtohen nga njerëzit, mirëpo kjo histori është krejt e kundërta dhe tregon se instinkti i nënës është i fuqishëm pavarësisht dallimit në specie.

    Alejandra Griffa
    Një ditë dimri një grua argjentinase me emrin Alejandra Griffa dëgjoi të qara pranë shtëpisë së saj. Ajo doli për të kontrolluar dhe pa një qen me 6 këlyshë teksa pranë tyre ndodhej një bebe e porsalindur.

    Qeni dhe këlyshët e kishin mbajtur beben ngrohtë gjatë gjithë natës.

    Alejandra e mori bebin dhe nxitoi për në spital. Doktorët i thanë se nëse nuk do të ishte qeni që do e mbante ngrohtë, bebi mund të vdiste.

    Nëna që kishte braktisur bebin është gjetur. Ajo vuan nga depresioni dhe është arrestuar e po merr ndihmë psikologjike. Kjo histori ka bërë bujë në mediat e huaja.