Gjithmone e njejte ne ekran, por a e dini sa vjeçe bëri dje Arbana Osmani?

    0
    369

    E djeshmja mesa duket ka qenë dita e ditëlindjes së VIP-ave. Sokol Balla festoi 45-vjetorin e lindjes.

    Ama edhe një tjetër personazh shumë i dashur për ekranin shqiptar ka festuar dje ditën e lindjes, shkruan ShkodraNews.

    Po flasim për Arbana Osmanin. Moderatorja e njohur e disa spektakleve në Top Channel ka lindur më 7 maj 1983. Pra dje Arbana ka festuar 35-vjetorin e lindjes.

    Paçka vitet ikin, Arbana vijon të jetë shumë e freskët dhe në formë.

    Moderatorja aktualisht po drejton emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, i cili shfaqet çdo të shtunë në ekranin e Top Channel. /ShkodraNews