/Gjyshi blen autous të verdhë për të çuar 10 nipat e tij vetë në shkollë

Gjyshi blen autous të verdhë për të çuar 10 nipat e tij vetë në shkollë

Një gjysh në Oregon i ka bërë vetes dhe familjes së tij një dhuratë mjaft interesante për Krishtlindje. Ai ka blerë një autobus të verdhë, për të çuar fëmijët në shkollë.

Doug Hayes surprizoi 10 nipat e mbesat e tij me autobusin në të cilin shkruhej “Gjyshi ekspress”. Ai ka thënë për mediat lokale se mendoi që ideja për të blerë një autobus dhe për të çuar në shkollë çdo mëngjes nipat e mbesat, do të ishte një ide e mirë e që do të pëlqehej nga të gjithë.

Sipas tij, nipat e mbesat i kanë thënë gjithmonë se e kanë qejf shkollën, por se do të preferonin që të kishin një autobus që t’i merrte e t’i çonte çdo ditë nga shkolla në shtëpi e nga shtëpia në shkollë.

Ai bën me dije se fëmijët e tij i çojnë vetë të vegjlit çdo mëngjes në shkollë, e cila është rreth 20 minuta larg me autobus. Në këtë mënyrë, duke blerë mjetin e ri, gjyshi do t’u shkurtojë punën prindërve, por edhe vetë do të kënaqet, duke përmbushur kështu ëndrrën e nipave e të mbesave.