Gjyshja vlonjate habit policine, i sekuestrojnë shifrën marramendëse

    0
    433

    Anti-krimi ekonomik ka sekuestruar ditën e sotme një llogari bankare me shumën monetare prej 298.324 eurosh.

    Mësohet se ajo i përkiste vlonjates T.B, 57 vjeçe, e cila akuzohet për pastrim të produketeve të veprës penale.

    Sipas policisë ka dyshime se biri i 57 vjeçares merrej me aktivitet kriminal.

    Në njoftimin e saj, policia thotë se:

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ditën e sotme kanë bërë të mundur sekuestrimin e dy llogarive bankare të shtetases T.B., , banuese në Vlorë, me një shumë totale prej 298.324 Euro.

    Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal”.