‘Goca babit’, Albani dhe Ameli sjellin imazhin më të bukur që keni parë sot

0
269

Katër vite më parë çifti shumë i dashur për publikun, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani u bënë prindër për herë të parë. Miriami solli në jetë një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Ameli.

Albani dhe Miriami postojnë shpesh foto me ëngjëllin e tyre duke i shprehur dashurinë edhe në vargje këngësh.

Mirëpo foto që postoi sot Albani është me siguri më e bukura që keni parë.

Imazhi është realizuar në një mënyrë shumë kreative teksa në foto shfaqet edhe perëndimi i diellit.

“Jeta ime në një fotografi”, komenton Miriami në këtë foto.